Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet

Shirin-Ebad.jpg


Bartja e shamisë nga femrat, sipas islamit nuk është detyruese. Kështu u shpreh në Prishtinë, Shirin Ebadi, aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituese e çmimit Nobel për paqe në vitin 2003.

Deklaratën e saj ajo e bëri në Prishtinë, në ditën e parë të konferencës “Interfaith Kosova”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovë, raporton lajmi.net.
Ajo tha se ky është interpretim që vjen nga dijetarë të njohur islam. Deklarimi i saj pasoi pyetjen se si ajo si myslimane që është, nuk bartë shami.
“Bartja e shamisë është opsionale.

Varet se si ajo zgjedh dhe nuk është detyrim për femrën”, tha Ebadi.
Megjithatë, ajo tha se ka respekt për gratë që e bartin, ndonëse kjo nuk është detyrim për to.

Në këtë konferencë ku po marrin pjesë 300 persona nga shumë vende të botës dhe e cila do të zgjasë tre ditë, nobelistja Ebadi foli edhe për ‘Burkan’, me të cilën disa femra myslimane, përveç tërë trupin, mbulojnë edhe fytyrën në tërësi.
Ebadi foli edhe për dicka që femra myslimane e ka të ndaluar.
E ajo tha se është pikërisht ‘Burka’ ose ‘Ferexheja’.
“Burka është e ndaluar tërësisht në Islam dhe nuk bën të bartet nga femra myslimane”, tha ajo.
“Burka është haram”, tha Ebadi, duke dhënë shpjegimin se përse konsiderohet e tillë.

“Presupozohet se femra duhet të shkojë në pelegrinazhin e Mekës në haxh. Atje fytyra e saj duhet të jetë e hapur dhe jo e mbuluar”, tha nobelistja Ebadi.
Në konferencën ‘Interfaith Kosova’, po marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës, përfshi edhe shumë sosh që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
shqiptari.eu
 
Titulli: Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet

Dhe kush na flet, nje SHIA nga Irani. Pjesa tjeter dihet.
 
Titulli: Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet

Thuaju hoxhallarve qaf-lesh qe ju fryjne ne vesh meshkujve besimtar. Pastaj thone gruaja eshte e lire ne islam ncncncn
 
Titulli: Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet

Eshte e lire me shume se sa qe ti mendon por koka jote ska kapacitet per ta kuptuar, trash category !
 
Titulli: Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet

Ore a vertet kaq ne rregull i paskemi tere gjerat ne saqe ngeli te kapemi perher pas shamise?!

O Njerez nuk i ka ardh kurre e keqja njerezimit nga Shamia, e sidomos Shqiperise!
Hapni syte e mendjes e merruni me problematika reale, me dhunen, me edukimin, me papunesine!
 
Titulli: Nobelistja Ebadi në Prishtinë: Shamia s’është obligim për myslimanet

Eh po, fobi nga shamia Soul :p
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top