Nju Jork, një rrugë në Bronx merr emrin "Nënë Tereza"

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
• Në lagjen Pelham Parkway në Bronx të Nju Jorkut një përqindje mjaft e madhe e banorëve janë shqiptaro-amerikanë.

NJU JORK- Një rrugë në qytetin Bronx të New York-ut prej dje ka marrë emrin “Rruga Nëna Tereze”, me një vendim të këshilltarëve të Bashkisë së New York-ut dhe një lobimi të angazhuar të shqiptaro-amerikanëve.

Në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një përqindje mjaft e madhe e banorëve janë shqiptaro-amerikanë.

“Nëna Tereze ka qenë një inspirim për miliona njerëz në gjihë botën,” tha James Vacca anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut i cili, bashkë me Esad Rizain, udhëheqës i fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, qenë edhe shtytësit kryesorë të kësaj nisme.

Në ceremoninë ku ishin mbi 300 veta, pjesëmarrësit në emër të qeverisë së Kosovës i përshëndeti Arsim Bajrami, ministër i administratës publike, duke e quajtur këtë ‘një rrugë të afrimit të mëtejmë, një urëlidhëse e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane.’

Kryetari i Bashkisë së Bronxit dy milionësh, Ruben Diaz Jr., foli për shqiptaro-amerikanët si një komunitet shumë vital dhe sipërmarrës, ndërsa Nënën Tereze e quajti shembëlltyrë të sakrificës për gjithë botën.Në këtë ceremoni folën edhe anëtarë të tjerë të këshillit bashkiak të New Yorkut, ndërsa u kënduan edhe hymnet e Amerikës dhe të shtetit shqiptar .
(rtk/BalkanWeb)
 

Attachments

  • fordhamplaza.jpg
    fordhamplaza.jpg
    53 KB · Shikime: 9
jam shum e lumtur per kete vendim te marrrr shresoj qe edhe ne shtetet e tjera te botes te merren vendime te tilla
 
Gjurmet e ca figurave tona madhore po na madherojne e po i bejne nder kombit edhe per se vdekuri. Lum si ta qe nuk vdiqen vetem me dy gjurme. :gjujpeshk::dance::dance::dance:
 
Nje arritje e dyfishte per Shqipetaret.

Lartesimi i kombitit te tyre nepermjet nje figure te pazevendesueshme si Nene Tereza ne mes te nje komuniteti te larmishem etnish, dhe nga ana tjeter ndergjegjesimi i popullsise dhe lobit te ketij qyteti per te bere dicka publike te duket shqipetare ne nje vend ku Shqipetaret jane te shumte.

Me vjen shume mire per dicka te tille.
 
problemi qendron ne faktin se sa shqipetaret e perkujtojne nene terezen ne shqiperi . Ne dime vetem qe te krenohemi kur ikim jashte kur jemi ne shqiperi i harrojme njerez te tille si nene tereza apo migjeni.
 
Normal qe ja qesin Emrin e nenes tereza se UNIKKATILI osht shef ne Bronx
 
Shume bukur bravo atij qe e ka bere sepse ajo meriton edhe me shume ..
 
Aty en Bronx gati keit TBA-n e ki aty,me mbretin e Repit Unikkatil qe per qitu en Ks e Shqipri ska mat mir se ai ;).

TBA Forever. #1
 
Unikatil ??????? Te them te drejten nje muaj ka qe kam degjuar per kete ndersa nene terezes i di gjithe biografine e jetes jo vetem une po shume njerez ne bote . Ju lutem mos beni krahasime qe nuk kane kuptim se ska as lezet............................
 
Normal qe ja qesin Emrin e nenes tereza se UNIKKATILI osht shef ne Bronx

o ti robo ktu spo bohet fjal per unikatilin e leshit , po flitet per 1 hap te vogel te shqiptarve ne amerik, qe ka 1 kuptim te madh x gjith shqiperin...
 
Sikur te na fuste Nene Tereza dhe ne BE mire do ishte meqe ka emrin e mire dhe ka qene dikur shqiptare
 
A vetem nje rruge eeee!!!!!!!!!

Pak , shume pak eshte . Amerikanet duhet tja vene emrin "Nene Tereza" nje qyteti te madh , shume te madh , apo ndonje gjeje te madhe shume me te madhe se nje rruge ,
statujes se lirise psh , se nje emer rruge e meritoj dhe une .
 
pajtohem me komentin tend Hartin NENE TEREZA meriton edhe me shummm por edhe kjo nuk eshte gje e vogel spresjom qe ne te ardhmen edhe shum vente tjera tja ven emrin NENE TEREZA ndonje qyteti te tyre...
 
o ti robo ktu spo bohet fjal per unikatilin e leshit , po flitet per 1 hap te vogel te shqiptarve ne amerik, qe ka 1 kuptim te madh x gjith shqiperin...

op e di qe spo bohet fjal per unikkatilin po ai e mban Bronxi o njeri

e sa per Nene Terezen hiq sum intereson per ato
 
Back
Top