Njohja e komunitetit kinez s’është problem për Krasniqin

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kryetarin e Shoqatës së komunitetit kinez , Qung puth tao , nga i cili është njoftuar për pozitën e komunitetit kinez në Kosovë. Në këtë vështrim qung puth tao u angazhua që edhe kinezet të kenë të njëjtin status, si edhe pakicat e tjera në Kosovë.

Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se qytetarët kinez gëzojnë në Kosovë të gjitha të drejtat, ndaj njohja e këtij komuniteti nuk është problem për institucionet e Kosovës, por çështje është se ata nuk përmenden në Kushtetutë krahas pakicave të tjera.

Kryeparlamentari Krasniqi theksoi se do të presin regjistrimin e popullsisë dhe pastaj do të shikohet se çfarë mund të bëjnë institucionet e Kosovës për avancimin e pozitës kushtetuese të kinezve.

Një kontribut të madh në përmirësimin e pozitës së kinezve do të mund të japë edhe pjesëmarrja e tyre në zgjedhje dhe në tërë proceset që zhvillohen në Kosovë.

Si kan filluar keshtu edhe kinezet do kerkojne te kene yllin ne flamur. Malazeset vetem jane duke e bere
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top