Njoftim per te gjith Besimtaret Musliman!

buki_pr

Antar Aktiv
Njoftim

ES- SELAMU ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU

Të gjitha falenderimet, adhurimët, përkuljet, punët dhe veprat tona qofshin vetëm për hirë të All-llahut xh.sh. Ndërsa paqja, mëshira dhe rahmeti i All-llahut qoftë mbi të dërguarin e tij Muhammedin a.s, familjen e tij, shokët e tij, dhe mbi mbarë ata musliman dhe muslimane që po japin vazhdimisht kontributin e tyre për përhapjen e fesë së vetme të pranuar tek All-llahu fesë islame.

Të nderuar vëllezer dhe motra, besimtar dhe besimtare, të nderuar anëtar të forumit virtual e shohim të nevojshme të ju njoftojm edhe ju se në vazhdën e aktivitetëve të xhamis së mahallës së Muhaxherëve “ Kaderije ’’ në Prishtinë organizon :

Edhe këtë vitë me inicativën e Imamit të xhamis sonë Mulla Baki Ef. Imeri dhe këshillit të xhamis u vendos dje më datën :14.10.2008 në ora 13 – 40 pas namazit të drekës, që edhe këtë vitë të bëhet mbledhja dhe shpërndarja e ndihmave për familjët e skamënorve dhe jetimëve të cilat do të shpërndahen natën e Kurban Bajramit.
Me qëllim të oranizimit sa më të mirë dhe të sukësesëshëm kërkojm edhe nga ju ndihmë qoftë ajo në mënyrë materiale apo edhe në mënyrat tjera që ju e shihni të arsyeshme . ا ‘ do ndihmë e ofruar nga ju do të jetë e mirë se ardhurë. Ndërsa ju garantojmë që me ndihmën e All-llahut xh.sh ndihmat që do ti dhuroni do të shkojn në destinacionin për të cilin e kemi filluar këtë iniciativ. Ndërsa për ta vërtetuar edhe më mirë vërtetësin e kësaj iniciative ju mundë të vini personalisht dhe të na takoni në xhamin e mahallës së Muhaxherëve “ Kaderije ’’ ç’do ditë nga ora : 12 – 40 deri në orën 13 – 30 ndërsa pasi të bëhet ndrrimi i orës mund të na takoni ç’do ditë nga ora :11 – 40 deri në orën 12 – 30 po ashtu ju mund të takonheni me ne menjëher pas ç’do kohe të namazit.
Ndërsa ju mund të na kontaktoni 24/7 ditë në numrat tanë të telefonit ku për të gjith të interesuarit do ta japim përmes mesazhëve private në forum.
Po ashtu ju mund të na kontaktoni edhe përmes emailit zyrtar : [email protected] .

Ju ftojm edhe ju që të bëheni pjesë e kësaj iniciative dhe po ashtu kerkojm njeherit edhe ndihmen tuaj qe ti’a arrijm qellimit final, e inshalla don All-llahu xh.sh qe kjo iniciativ të bëhet shkaktar për fitimin e xhennetit firdeës dhe inshalla All-llahu na mundëson të bashkohemi të gjith së bashku në xhennetin e tij.

Në emër të Imamit të xhamis, njeherit edhe kryetar i këshillit: Mulla Baki Ef. Imerit ,dhe në emër të këshillit të xhamis dëshiroj të ju falenderoj ju dhe njëherit të gjithë besimtarët dhe besimtaret që na kan ndihmuar dhe po na ndihmojn vazhdimisht për ta përmbyllur këtë mison me sukses.

Për ç’do informat më të hollsishme në lidhje me këtë organizim ju lutem të na kontaktoni përmes mesazhëve private në forum, përmes antarit të forumit buki_pr ( Bujar Kelmendi ) njëherit edhe antar i këshillit dhe përmes email adreses si dhe në numrat e telefonit tanë ku për ata të cilët jan të interesuar të na ndihmojn.

Ju ftojë edhe unë personalisht si antarë I këshillit dhe antar I këtij forumi që për ç’do informacion qe ju intereson të më kontaktoni. Nuk ka rëndësi se sa para jep me rëndësi është që të bëhemi pjestar të kësaj nisme që të ndihmojm për hirë të All-llahut xh.sh që së paku për festën e Kurban Bajramit të mos I veqojm ata të cilët kan më së shumti nevoj për ndihmën tonë. Ku do të japim përgjegjësi para All-llahut edhe për këtë qështje, All-llahu ju shpërbleft të gjithve ata të cilët do të na ndihmojn në realizimin e këtij misoni me ndihmën e All-llahut dhe atyre që nuk kan mundësi të na ndihmojn All-llahu i ndihmoftë që në vitin e ardhëshem të bëhen pjes e këtij organizimi do e përmbyll me një ajet Kuranor e ku ka fjalë më të mirë se sa fjala All-llahut sbuhane hu ëe te ala

“ S’ka dyshim se thirrja në rrugë të All-llahut është prej veprave më të çmuara dhe më të rëndësishme që mund ti veprojë ç’do besimtarë dhe besimtare ’’

“ E kush ështe në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë : UNث JAM PREJ MUSLIMANثVE ? [FUSSILET, 33 ]

All-llahu ju shpërbleft me xhennet. Ju pëeshendes me përshëndejen më të mirë në këtë dynja dhe në ahiret me përshëndetjen islame
Es – selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
 

Attachments

  • Xhamia Kaderije.jpg
    Xhamia Kaderije.jpg
    90.9 KB · Shikime: 12

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top