Njё çift ndan pёr gjysmё shtёpinё

braziljania

Anëtar i Nderuar
Njё çift i martuar nga Kamboxha, ёshtё divorcuar duke ndarё edhe shtёpinё, nё kuptimin e plotё tё fjalёs.

Me ndarjen e shtëpisë për gjysmë, gruaja do të vazhdojë të qëndrojë në gjysmën e mbetur, derisa burri i saj do të zhvendoset në një pjesë tjetër të katundit.

Fqinjët thonë se çifti ka marrë hapin më radikal, por më kosto-efektiv dhe më të drejtë, për të shmangur njëri-tjetrin në një vend ku avokatët e divorcit mund të jenë mjaft të shtrenjtë.

“Kemi tentuar t’i bindim të mendojnë para se ta bëjnë këtë, pasi që kanë qenë të martuar për afro 40 vite. Por nuk na dëgjuan”, ka thënë kryetari i fshatit.

Pas zënkës, shokët e burrit e kishin ndihmuar atë t’i zhvendosë gjësendet e gruas në pjesën e saj, para se t’ia vëndojnë mjetet dhe ta sharrojnë gjysmën e shtëpisë. Deri në ndërtimin e gjysmës së tij, burri do të vazhdojë të jetojë me nënën dhe babain.


spekter*
 

Attachments

  • Njdhe1105_cift_ndan_pdhe1105r_gjysmdhe1105_shtdhe1105pindhe1105.jpg
    Njdhe1105_cift_ndan_pdhe1105r_gjysmdhe1105_shtdhe1105pindhe1105.jpg
    68.3 KB · Shikime: 7
ueee ku e gjete kte mi goc..sa e shkathet qe je...
kisha gjys ore qe e kerkoja kete gje dhe spo e gjeja
 
Halle halle kjo dynja ,po paskan gjetur nje zgjidhje te pakten
 
shpresoj burrit ti kete rene banjo :gjujpeshk::gjujpeshk:
 
Po cmendin njerzit keshtu.
Ndonje dite do na vijne se kane ndare kalamonin e vet! :p
 
Hahahahaha....Ja bej mire une qe nuk dua te martohem fare....Do kem shtepine time...LOL LOL LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top