Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Njihuni me Harry Potterin e vërtetë


Jeta e një 20-vjeçari britanik është shndërruar në tmerr të vërtetë, që kur është botuar libri i parë për magjistarin e vogël Harry Potter. Ky djalosh nuk ka të bëjë asgjë me magji, por i “gjori” shkakton të qeshura sa herë i prezantohet dikujt me emrin e tij real, Harry Potter.

Harry vërtetë ka telashe, sepse, sa herë prezantohet me emrin e tij real - Harry Potter – njerëzit e marrin prezantimin e tij si shaka. Madje kështu i ka ndodhur edhe kur është njoftuar me të dashurën e tij, të cilën e kishte bindur vetëm atëherë kur e kishte dëshmuar emrin duke e treguar kartën e tij të identitetit.

“Kur linda, e pagëzova të birin me emrin e princit Harry. Në vitin 1989 nuk ka ekzistuar libri i JK Rowlingut për magjistarin Harry Potter, dhe as që kam mundur të ëndërroja se ky emër të bëhej me famë botërore”, ka thënë e ëma e Harryt real, Tracey Shaw.

Edhe pse në fillim, djaloshit Harry i është dukur gjë argëtuese të kishte emrin e njëjtë me personazhin e famshëm botëror, shumë shpejt ky emër i është shndërruar në ankth.

Harry Potter
f.1023135838323_m.jpg
ka thënë për “Daily Mail” se njerëzit kanë filluar të tallen me të, disa edhe të bëhen agresivë duke menduar se ky bën shaka në llogari të tyre, e madje as policia nuk i kishte besuar se ky është emri i tij i vërtetë.

Problemet i janë shfaqur po ashtu edhe kur kishte konkurruar për punë. “Kur konkurrova për punë në bankë, ata nuk më besuan se unë quhesha ashtu. Tash jam i punësuar aty, mirëpo jam i punësuari i vetëm që nuk prezantohem me emër e mbiemër para klientëve”, ka thënë Potter.
*Telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back