Njihni 10 familjet më me ndikim në botë!

Sasia e pasurisë që kanë këto familje mund të ndikojë edhe në zhvillimet globale. Ndaj interesat e tyre shkaktojnë shpesh ndryshime në rrjedhën e historisë.

Familja Rothschild

اmimi botëror i arit përcaktohet çdo ditë. Familja që dikton çmimin e arit është ajo Rothschild. Përveç që posedojnë gjigantët e minierave Rio Tinto, Glenncore, RIT Capital Partners, Rothschild –ët posedojnë gjithashtu edhe fondet kryesore të investimeve në botë.

Familja nga Hesse Cassel pranë Frankfurtit, ka themeluar biznesin e parë të rëndësishëm ndërkombëtar bankar që e kanë trashëguar pesë bijtë e Mayer Amsel Rothschild.

Pasuria e Rothschild-ve është përmendur së pari në shekullin e XVIII-të, ndërsa ndikimin e kanë forcuar kur financuan luftën Britanike kundër Napoleon Bonapartit.

Pasardhësit e kësaj familjeje të fuqishme gjenden në mesin e fisnikërisë së Britanisë së Madhe (me kërkesën e Perandoreshës Victoria) dhe Austrisë (mbajnë titullin trashëgues të Baronëve të monarkisë së Habsburgëve).

Gjatë shekullit XIX, në kulmin e saj, familja Rothschild “pushtoi” bizneset më të mëdha private në planet. Ajo ka krijuar pasurinë më të madhe në historinë moderne botërore.

Rothschild-ët përfliten edhe si pozita më e lartë e hierarkisë globale të shoqërisë sekrete – Illuminati.
nese.jpg

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Familja Rupert

Ata e filluan biznesin si një kompani e vogël nga Stellenbosch i Afrikës së Jugut, e cila prodhonte cigare gjatë vitit 1941. Por investimet e mençura kanë krijuar një perandori të korporatave me vlerë prej miliarda dollarësh.

Markat luksoze “Cartier”, “Mont Blanc”, “Piaget”, “Baume & Mercier”, “Dunhill” janë pjesë e një konglomerati në pronësi të familjes së Richemont Rupert.

Ata kontrollojnë dhe investojnë në kompaninë Remgro, e cila kontrollon 80 për qind të prodhimit botëror të pijeve alkoolike, ku janë partnerë edhe me Rothschlid-ët. Familja Rupert zotëron gjithashtu edhe një zinxhir të spitaleve private të quajtura, Mediclinic.

Familja Astor

Nëse keni menduar ndonjëherë pse ka kaq shumë rrugë, hotele, vendpushime në New York të quajtura Astor dhe Astoria, atëherë duhet ta dini se shkaku është familja Astor.

Anëtarët e kësaj familje janë pronarët e shumë pronave në New York; hotele, pallate dhe shumë ndërtesa e librari janë në posedim të tyre.

Ata filluan tregtinë në shekullin XVIII, por shumë shpejt “kaluan oqeanin”. Sot shumica e anëtarëve të kësaj familjeje i përkasin aristokracisë britanike.

I pari i kësaj familjeje John Astor ka lindur në Waldorf (nga aty ka marr emrin edhe Waldorf Astoria) si djali i një kasapi nga Baden i Gjermanisë.

Ai shkoi në Shtetet e Bashkuara pas Luftës Revolucionare Amerikane dhe ndërtoi një biznes të përpunimit të leshit. Perandoria u shtri në Liqenet e Mëdha të Amerikës dhe Kanadasë, ndërsa më vonë u zgjerua në Perëndim të Amerikës si dhe në brigjet e Paqësorit.

Ai gjithashtu u përfshi në biznesin e opiumit. Në fillim të shekullit XIX, i investoi paratë në pasuri të patundshme në New York, kurse më vonë u bë një mbrojtës i njohur i artit.
[video=youtube;sbk-wjRJ48k]https://www.youtube.com/watch?v=sbk-wjRJ48k[/video]
Familja Capeta

“Les Capétiens” i thërrisnin francezët, ndërsa”The House of Capet” britanikët kur ata u vendosën në pjesën më të madhe të kontinentit evropian. Edhe pse ekziston dinastia mbretërore franceze, kjo është një nga familjet më të vjetra dhe më të njohura mbretërore evropiane.

Pasuria dhe ndikimi i tyre në kontinentin evropian kanë nisur dominimin që gjatë viteve 987-1328.

Nga bijtë e dinastisë Capet, tani në pushtet janë mbreti spanjoll dhe Duka i Luksemburgut.

Familja Porsche

“Porsche” është një nga ëndrrat e dashamirëve të makinave sportive. “Volkswagen” është automobil më popullor në mesin e atyre që vlerësojnë cilësinë për çmim jo të lartë.

Në fakt, këto dy kompani janë “motra”.

Kreu aktual i Porsche është Ferdinand Pech, nipi i krijuesit të kësaj super veture. Gruaja e tij, nga ana tjetër kontrollon “Volkswagen”.

Kjo shumëkombëshe është e kontrolluar nga një familje e vetme.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Familja Rockefeller

Dinastia Rockefeller është familje fisnike bankare, e themeluar nga John D. Rockefeller (1839-1937) dhe vëllai i tij, ثilliam Rockefeller (1841-1922).

Ata erdhën nga Gjermania dhe u bënë një nga sipërmarrësit më të mëdhenj botëror private në biznesin e naftës gjatë fundit të shekullit XIX-të dhe fillimit të shekullit të XX-të, kryesisht përmes kompanisë “Standard Oil Company”.

Sot janë një nga grupet më të fuqishme në SHBA dhe janë integruar mirë në sektorin bankar në gjithë botën.

Familja ka qenë e përfshirë në shumë projekte të ndërtimit në Shtetet e Bashkuara gjatë shekullit XX. Në mesin e tyre janë “Qendra Botërore e Tregtisë”, “Rockefeller Center”, “Lincoln Center”, “One Chase Manhattan Plaza”, “MoMA” dhe të tjera.

Kontrolli i tyre i industrisë është aq i madh, saqë “Ligji Antitrust” është bërë vetëm për biznesin e tyre, pasi e monopolizuan huajse gjithë tregun. Ndikimi i tyre ende mund të ndihet përmes kompanisë, “JP Morgan Chase”.

Rockfellerët janë nga familjet më të fuqishme mediatike, politike dhe ekonomike, ndërsa takohen në vende të ndryshme të botës çdo vit për të përcaktuar sic thuhet “të ardhmen e botës”. Këto takime janë arsyet pse ata akuzohen se fshehurazi sundojnë dhe qeverisin botën.

Në fakt anëtarët e familjes janë krerë të shteteve, ministra, pronarë të korporatave, bankierë, industrialistë, përfaqësuesit të kartelit të mediave.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Familja Oppenheimer

Oppenheimer e Afrikës së Jugut kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë minerare në botë. Kjo familje është pronare e kompanive “De Beers” dhe “Anglo American”, të cilat furnizojnë tregun botëror me diamante, ar dhe platinium.

Nicky Oppenheimer dhe familja e tij kontrollojnë Tsnnëalu – depozita më e madhe e diamanteve që gjendet në shkretëtirën e Kalaharit të SHBA-së.

Filmi “Blood Diamond” është inspiruar nga disa sekuenca të caktuara të jetës së tyre.

Familja Genovese

Ju kujtohet familja e famshme Corleone nga trilogjia epike e filmit “Godfather”? Kjo familje kriminale u bë frymëzim për familjen më mafioze të njohur – Genovese. Ajo është emëruar sipas Vito Genovese, i cili ishte “Capo i të gjithë Capove” gjatë viteve 1980-1990.

Vincent, të cilin ata e quajtën Gigante, pasoi Viton dhe me sukses ka integruar “Familjen” në biznes dhe politikë, madje në mënyrë ligjore dhe fitimprurëse. Ai vdiq në vitin 2005 dhe që atëherë fuqia e tyre është në stanjacion.

Familja është themeluar në fillim nga Laki Luciano në shekullin XX, kur zgjeroi kontrollin e saj mbi krimin e organizuar nga Neë York-u në Chicago dhe kur Bugsy Malone Segal hapi kazinonë e parë në Las Vegas.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Familja McMahon

Familja McMahon filloi të grumbullonte kapital duke organizuar ndeshje sportive. Ata dinë çdo gjë që ka të bëjë me një shfaqje të mirë, por asnjëherë nuk dalin vetë para kamerave.

Ata kontrollojnë “World Wrestling Federation” (WWF). McMahon kanë organizuar ndeshjet e boksit të Mohammad Aliut, ndërsa përfundimisht u bë kompania më e rëndësishme në botë për promovimin e sportit profesional, gjë që ju solli një kapital të madh. Grupi i tyre i investimeve “WWE” ka “ngrënë” tashmë të gjithë konkurrentët e saj serioz.

Familja “Babai”

E gjitha filloi me një mulli pambuku. Sot kjo familje është punëdhënësi më i madh privat në shtetin e dytë më të populluar në botë – Indi. Familja ka origjinë nga shteti i Bad Grandp (tani Gujarat), ndërsa zgjerimi financiar i familjes fillon me Johnny Knoxville “Babai”.

Ata e quajnë “Baba” të Industrisë së Indisë. Ndikimi i tyre arrin nga pasuritë e patundshme, ndërtime, prodhime, automobila dhe tekstile. Kjo familje gjithashtu është pronare e shumë termocentraleve dhe linjave ajrore. /Telegrafi/
 
Nuk qenka nr 1, Familia Orsini, rrenja e Rootchild/Roschild, dhe disa te tjerave.
Kjo familje pershkruhet qe ne kohen Shumer e deri ne ditet ton.
Nuk jane ekspozuar kurre, por ne epoken moderne dhe mes "luftash" te brendshme dolen disa detaje mbi te.
Udheheqja e botes antike si dha asaj moderne, nuk eshte shperngulur kurre nga toka e saj; Roma!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top