Njeriu që shpëtoi vogëlushen e braktisur, takohet pas 60 vjetësh.
Ishte vetëm 14 vjeç, kur në vitin 1955 doli me gjyshin për gjueti në pyll. Gjatë ecjes, të dy dëgjuan një zë të dyshimtë: dhe ajo zhurmë e çuditshme bëri që ata të zbulojnë një vajzë të braktisur.
Vogëlushja ishte e lagur, e dobët, buzët i kishte ngjyrë blu dhe ishte mbuluar vetëm me një peshqir. “اdo ditë më dilte përpara imazhi i vajzës që ndodhej në mes të barit dhe veten time pranë saj. Ndoshta do ta shoh përgjithmonë atë imazh”, tregon Dave Hickman, që atë kohë u bë protagonist i rrëfimit të historisë së tij në të gjitha gazetat
Vogëlushja u quajt Roseann Wayne dhe u dha për adoptim dhe Dave nuk e mësoi më tej fatin e vogëlushes. Ai e kaloi gjithë jetën duke kërkuar që të zbulonte se çfarë kishte ngjarë më pas. Dave kontaktoi sherifin në pension John Catey për të mësuar më pas për jetën e vajzës.
Një ditë, ai u telefonua nga John Catey, që e çoi drejt zbulimit të madh. “Shënojë këtë emër dhe numër telefoni: Mary Ellen Suey”, thoshte burri. Pyetjes së Dave se kush ishte, sherifi iu përgjigj:-“Vajza jote”. Roseann Wayne kishte ndërruar emër dhe ajo kishte dashur shumë që të njihet personin që e shpëtoi. Të dy më pas u bashkuan në një takim emocionues.
b.g.shqip