Njeriu që ndryshoi Amerikën vetëm me një aparat fotografik

Tuana

Nada é por acaso!
foto.php



Fotografi Lewis Hine është personi që shpëtoi fëmijët amerikanë nga punët e rënda në fillim të shekullit XX.

Koleksioni i tij i fotografive të të vegjëlve duke punuar në ara dhe miniera bënë që të ndryshonte ligji mbi shfrytëzimin në punë të fëmijëve. Fëmijë 3 ose 4-vjeçarë janë fotografuar duke mbledhur pambuk, duke punuar në fabrika dhe miniera në punë të rriturish. Paratë që fitonin shkonin në ndihmë të familjes, por puna i largonte nga shkolla duke shtuar analfabetizmin.

Nga viti 1908 deri në vitin 1918, Hine dokumentoi punën e fëmijëve dhe loboi për ndryshimin e legjislacionit amerikan në lidhje me këtë çështje. Ai hynte në fabrika dhe bënte punën e tij fshehtas duke treguar kushtet e vështira dhe rrogën e ulët që merrnin fëmijët. Misioni i fotografit përfundoi suksesshëm, sot Amerika është tjetër nga çfarë shikohet në këto fotografi./Indeksonline/
 
Titulli: Njeriu që ndryshoi Amerikën vetëm me një aparat fotografik

amerike_2.jpg


amerike_3.jpg


amerike_0.jpg


amerike_5.jpg
 
Titulli: Njeriu që ndryshoi Amerikën vetëm me një aparat fotografik

Interesante, fotot dhe informacioni. Kujtoja se ligji per mos lejimin e femijve ne pune, kish dale pas mbarimit te luftes civile ne Amerike. Ndersa ketu mesojme se paska dale ne fillim te shekullit 20.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top