Aren
Anëtar i Respektuar
Psikologu Ntaril Beb i Universitetit Kornel të New York-ut, në bashkëpunim me rreth 1000 vullnetarë, kreu nëntë eksperimente rreth fushës së parashikimit të së ardhmes. Ai vuri re se në tetë prej eksperimenteve të tij, pjesëmarrësit parashikonin të ardhmen. Të gjitha testet u kryen në mënyrë të fshehtë dhe pa dijeninë e vullnetarëve. Eksperimentet përmbanin pyetje dhe fjalë që do t’u jepnin mundësinë të testuarit të imagjinonte pozicionin e një objekti, si dhe figurave të ndryshme.
Parashikimet e të testuarve ishin thuajse ‘perfektë’, ishin aq precize, saqë përjashtohej koecidenca. Gjithashtu, eksperimenti ‘vërtetoi’ se njeriu jo vetëm që ka aftësi të plota për parashikimin e së ardhmes, por ai mund edhe të veprojë e të ndikojë mbi të.
Kundërpërgjigje
Ndërsa psikologu tjetër amerikan Joakim Krouger, i cili është një nga më të mirët e kësaj fushe, reagoi menjëherë duke e quajtur “qesharak” këtë eksperiment. Ai theksoi se është e papranueshme që njerëzit të besojnë se kanë aftësi parashikuese. Megjithatë psikologu Joakim, pranoi se procesi dhe metodologjia e eksperimentit ishin të sakta.alb-observer.