´Njeriu Merimangë’ ngjitet mbi kullën 88 katëshe

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

I famshëm me ngjitjet në kullat e larta dhe i njohur me nofkën “Njeru Merimangë”, alpinisti francez Alain Robert këtë radhë u ngjit mbi kullën binjake në Malajzi.
Sipas lajmit të publikuar në gazetën malajziane “The New Straits Times” Alain Robert u ngjit sot herët në mëngjes në kullën numër të dy të Kullave Binjake Petronas pa u vënë re nga forcat e sigurisë.

Abdulsema Mat, një nga autoritet e policisë së Kuala Lampurit tha se ishte në dijeni të ngjarjes por pa dhënë detaje.

Në vitin 2007, Alain Robert kishte arritur të ngjitej deri në aktin e 70 të Kullave Petronas, por u arrestua nga policia. Ndërsa këtë radhë ai arriti të ngjitej deri në majë për të arritur atë që s’bëri dot 2 vjet më parë.

Ende nuk ka ndonjë informacion nëse “Njeriu Merimangë” është arrestuar apo jo.
*start*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top