Njeriu filozof

GLOOM

Catch me if you can...
Një filozof inteligjent duhet të meditojë sipas një plani shkencor, ku mendimin e tij e bazon nëpërmjet argumentit empirik, nxjerrur nga arsyeja e pastër. Filozofët e vërtetë duhet të nisin të zbatojnë idenë e arsyeshme për të njohur fenomenet e natyrës. Për të njohur fenomenet e vërteta të natyrës, madje që ne të kemi një mendim më të përgjithësuar e më konkret, në radhë të parë duhet të japim gjykime të shëndosha që plotësojnë arsyen, dhe që formojnë qëndrimet e njohjes empirike, krahasuar me veprimin e ligjësive të natyrës, që njëkohësisht plotësojnë shkaqet materiale midis njeriut dhe natyrës. Po qe se gjykojmë me mënyrën e metodës së dyshimit ndaj natyrës duke mohuar çdo të vërtetë, që përmban natyra dhe ligjet që rregullojnë atë deri në formë thelbësore, atëherë nuk do të kemi të bëjmë me një filozof të vërtetë, i cili mund të nxjerr koncpetet e brishta të shoqërisë. Metoda e gjykimit nuk i asiston asgjë përmbajtjes, por vetëm e lajthit atë në shkallë më të vobektë. Përtëritja e natyrës njerëzore, ideja për lëvizje progresive, format empirike të shkencave që zgjojnë dije, më parë duhet krijuar një plan-strategjie, që do të mund të krijonte mënyrën për të hequr dorë nga çdo e metë thelbësore mendore, e pa arsyeshme në thelb, si dhe nga dyshimet regresive. Kjo është një mënyrë e paraqitjes së mendimit, që shkon përtej njohjes nëpërmjet arsyes së shëndoshë. Njeriu filozof është qenie e intuitës ku mendja dhe shpirti i tij qëndrojnë të shkëputur nga vullneti, por të ngritur në formën e intelektit të lartë shpirtëror. Një mënyrë intuitive e vështrimit të botës duke shqyrtuar prejardhjen e ligjësive të botës me traktatin e intelektit e nënkuptojmë njeriun filozof. Ky mund të jetë njeri ndiesor me vullnet ndikues te shoqëritë civile, guxon të eksplorojë në urtësi shkencore që të nxjerr njohuritë e reja nga faktet dhe përvoja empirike. ثshtë i ndikuar nga mendimi për të paraqitur të vërtetën si një metodë për kapërcimin e shoqërisë së çhumanizuar dhe njohjën e ligjësive të botës. Roli i tij i mendimit dhe idesë te shoqëritë e ndryshme gjeten ndikim dhe zhvillim të hovshëm; ku më pas bota do ta kthente njeriun filozof si një udhërrëfyes për ndërgjegjen dhe moralin e tyre. Puna dhe transparenca e njohurive të tij krijuese vjen, në radhë të parë nga një ndjenjë e lartë e cila është e vlerësuar shumë herë krahas tjerëve, ndofta ai nga instinkti për të menduar të vërtetën dhe njohjen si udhën më të pashmangshme të njeriut, padyshim që ka ndikuar në formësimin e tij intelektual në mbarë shoqëritë e ndryshme civile, si në aspektet etike dhe në ato shpirtërore. Kjo ndjenjë e tij është vullneti për të krijuar të vërtetën pranë natyrës si art. Ideja e njeriut filozof përpiqet sa më shumë që të jetë e mundur të mësojë njeriun të përmirësojë virtytin dhe ndërgjegjen, sepse vetëm kështu mund të çohen përpara idealet shpirtërore të tij. Ai mund të jetë bazë e një modeli për të krijuar mundësinë e një gjenialiteti grotesk në vepër, i pajisur me kohëzgjatjen e mendimeve të thella duke sqaruar gjithmonë me arsye konceptet e shoqërisë, lëvizjet dhe ligjet e natyrës. Mbi të gjitha morali i tij dëshmon se në çfarë kushtesh qëndrojnë instinktet më të mprehta të natyrës së tij, duke sqaruar qëllimin dhe idenë e të menduarit mbi të drejtën e ekzistencës së njeriut dhe parimet themelore të drejtësisë. Për një filozof të mirë kërkohet mendimi racional mbi njohjen e së vërtetës me arsye duke shpresuar në ndryshimin e ligjësive të botës. Ai kërkon të vërtetën duke e zbërthyer në mirësi progresive për shoqërinë civile, pastaj duke e çliruar nga çdo udhë që mund ta demotivojnë për qëllime të larta shpirtërore. Njeriu filozof është i prirur drejt vullnetit për të njohur botën si paraqitje, dhe dëshira për të ditur rreth Zotit. Botëkuptimet e tij janë të hershme dhe fillojnë të vetëdijësohen që nga formimi i arsyes për të medituar mbi nocionin e njohjes dhe të vërtetës që është një rregull i volitshëm dhe mbi të gjitha orientues për të gjithë ne. Dhe që nga këto momente, ai nis të japë mënyrën dhe idenë për të medituar në formë krahasuese mbi natyrën krijuese e mbi gjendjen morale, intelektuale dhe shpirtërore të shoqërisë. Intelekti dhe ideologjia e tij vijon:

1. drejt forcës dhe vullnetit të së mundshmes për t’u marrë me mënyrën, se si duhet sqaruar hulumtimi i lëndëve dhe lëvizjeve të natyrës.

2. ai fillon të meditojë kur arsyeja e tij nis të kthjellohet nga dyshimi për të vërtetën e pakontestueshme mbi natyrën, ligjësitë e botës dhe mbi Zotin.

3. duhet të jetë i drejtë, dhe ndërkohë i pasionuar pas lirisë e cila shërben si një tërësi unike për të mirën e shoqërisë.

4. të merret me hartimin e mendimeve që qartësojnë idetë racionale, të cilat janë të afta të ofrojnë modelin për një sukses të mundshëm mbi parimet e filozofisë morale.

5. të dijë të dashurojë të bukurën.

6. ai është një ligjvënës relativ i mendimeve, sepse gjithë kohën është tendencioz dhe ndiqet pas një lojë të keqe së medituari.

7. ai mund të merret edhe si një ligjvënës relativ i njerëzimit duke e fituar admirimin e dashurisë njerëzore.

8. ai duhet të priret që të kërkojë ndjenja të lartësuara të cilat krijojnë ide mbi mendimin e vërtetë.

9. ai merret me njohjen e sigurtë për ta kuptuar të vërtetën e pashmangshme.

10. ai duhet të nis të veprojë sipas një kushti plotësisht të arsyeshëm, duke hequr çdo të metë dhe dyshim mbi arsyen e mendimit intelektual.

11. në natyrën e tij njerëzore, ai duhet të pasqyrojë mendimin mbi metodën induktive, duke nxjerrë idetë e përgjithshme racionale të fituara nga përvoja e arsyes.

12. ai duhet të paraqesë idetë dhe mendimet e tij racionale drejt një ndryshimi të përgjithshëm intelektual, që në thelb, gjithnjë duhet të shërbejnë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.


Bujar Plloshtani
 
Titulli: Njeriu filozof

Njeriu filozof është qenie që jeton në maksimumin e jetës. Ai jeton dhe vepron në mënyrë të çuditshme për të gërmuar minerale të pashtershme, duke bartur më vete peshën dhe domosdoshmërinë për të qenë i lëvizshëm, i kalitur në marrjet dhe nxjerrjet e vendimeve. Truri i tij është thellësia e mprehtësisë së mendimeve, mendja e tij është modeli i përpjekjeve për të gërryer mineralet prej kufirit më të rrezikshëm psikologjik. Kërcimet e filozofit prekin sllallomin e mendimeve që janë të gatshme të bëjnë kthesën për një çudi të paparë. Njeriu filozof gjithnjë është i ndikuar nga ndikimet e një truri të madh, që vazhdimisht bën lëvizje të tmerrshme, duke rrezikuar dhe vetë sistemin mendor. Tek njeriu filozof qëndron një përparësi e madhe sepse është e pranishme me të madhe harresa. Harresa luan rolin e stopimit të ideve kur janë në tensionin e analizës mendore. Me paraqitjen e harresës ndalen thellësitë, dhe mendja bie në gjendje të lakmueshme. Po të mos jetë harresa e pranishme tek njeriu filozof, mund të ndodh një vetëvrasje që pret kufirin e mendjes. Ky është shkaku që ndalon mendjen për të bërë lëvizje të tmerrshme, ndoshta dhe të rrezikshme...
Njeriu filozof është baza e një modeli për të krijuar mundësinë e një gjenialiteti grotesk në vepër.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top