Arfenilla
Themelues i Forumit
Edhe pse ndonjëherë të pavetëdijshëm, nën ritmin e një melodie të ngjeshur rrjedh jeta jonë, frymojmë, të adaptuar me këtë melodi që sado që s’mund t’i ndjekim hapat, të dehur nga kënaqësia e shpirtit të entuziazmuar nga këta tinguj, vallëzojmë, apo ndoshta vetëm ecim, por prapë ecim. Dikur, në “s”-at e orkestrës për një pushim ndoshta prej qindarkash, kthjellohemi dhe për disa çaste vërejmë se nuk jemi të duhur për vallen në të cilën ecim, pasi që s’dimë ta luajmë.
Vetëm atëherë mund ta shohim se e tërë salla qeshet me paaftësinë tonë, dhe na tallin për painteresin të fshehim diç prej padijes. Të turpëruar marrim plaçkat dhe ikim, e në ikje e sipër na kaplon depresioni dhe i premtojmë vetes ta mësojmë vallen.
Nëse shfletojmë pak fletët e historisë, nën pluhurin e artë do të hasim emra njerëzish që vetë patën nderin të shkruajnë mbi këto fletë, e unë, si çdo njeri tjetër, mundohem të paramendoj veten ndër të tillët.
Mirëpo këta njerëz nuk arritën dot shtigjet dhe fletët e lavdisë pos me mund dhe zell, ditë të lodhshme e net të panumërta pa gjumë, e tërë kjo, vetëm që të gjejnë mënyrën, metodën, rrugën si të afrohen kah e vërteta, se fundja ky është edhe synimi i ço shkence, e vërteta, misteri i së cilës la pa fjalë dhe çi të bërtasin kolosë si Paskali, e la në heshtje koka gjeniale si Kanti. E disa të tjerë s’e gjetën dot rrugën pos me udhëzimet e më të dashurve, të cilët kanë mundësi që edhe prej një kokëtuli të bëjnë një gjeni, e anasjelltas, se njeriu aq sa është i aftë ta zbukurojë një shëmti aq është i aftë të shëmtojë një bukuri.
Të gjithëndoshta e dini rastin e Thomas Edison-it, zbuluesit të llambës elektrike, i cili në fëmijëri nuk shquhej me aftësi të mëdha, mirëpo insistimi i nënës së tij, dhe gdhendja e trurit të tij, shërbeu si argument të rrëzojë poshtë bile edhe teori të psikologëve e filozofëve të mëdhenj si Zhan Zhak Ruso-së. Pra, ajo zgjodhi durimin, dhe ai në fund si variabël e pavarur i solli një të kundërt, një sukses që do ta mbajnë njerëzit mend, sa herë të ndezin llambën elektrike.
Një nga paradokset enorme të përditshmërisë sonë banale, e quaj banale se kemi raste kur edhe të mos bëjmë asgjë na duket e lodhshme, e pastaj fajësojmë jorganin e jastëkun pse nuk na merr gjumi, është se duke ndenjur këmbëkryq e duke kruar dhëmbët me një kashtë presim të na shtrojë dikush tepihun e kuq e të hedh lule sipër, e nëse ndodh e kundërta hidhërohemi, por prapë gabojmë, fajësojmë objekte e subjektin e lëmë të qetë.
Puna, puna është ajo që dikur na bëri të jemi diçka, nëse kemi qenë dikur di輒a, e nëse ende duam ta shohim veten dhe popullin tonë të përmendet në botë, padyshim se puna do ta bëjë atë. Një Gjergj Fishte ju nevojitën 32 vite të shkruajë
një epope, por padyshim se ia vlejti, në atë kapërcyell shekujsh e në prag të hyrjes në një botë moderne e të daljes nga një që s’mund të nën輓ohet, po përkundrazi ajo vetiu ngjitet shkallëve të lavdisë, se i dha themelet kësaj të fundit pa të cilat kjo nuk do të ishte as asgjë, u shqua si një poet që rrallë i gjendet shoku.
Atëherë, romantiku legjendar, bylbyli i shqipes na tha se duhet punuar natë e ditë, vetëm të shohim “pakës” dritë. Nuk tha “pak” Naimi, po tha “pakës”, pse?! Se e dinte se shqiptarët si popull gjaknxehtë nuk do të durojnë dhe pas një ore punë do të duan dhjetë tjera pushim, po na bëri me dije se nuk duhet të brengosemi për mungesën e rezultateve të menjëhershme po duhet durim mu si nëna e Edisonit, mu si Moisei që ndoqi njeriun prej bashkimit të dy deteve dhe i tha se nëse do Zoti unë të marr prej teje dije, do më gjesh durimtar.
E ne ku jemi?! Nuk do të përmes shumë shembuj për t’ju treguar se puna e stolis njeriun, se i jep vlera të cilat e shoqërojnë gjithnjë sido që të rrotullohet rrota e kohës, si ajo e atij mullirit që nuk ndalon së rrotulluari derisa të thahet lumi e çoherë
me vete merr ujë të ri, se:, panta rei, çdo gjë rrjedh. E edhe jeta e njeriut e zgjedh punën, puna e vlerëson njeriun rrjedh, e nëse nuk din ta zgjedh mënyrën e punës në kohën e duhur dhe t’i rreket qëllimit, ka dështuar që në fillim, e një dijetar ka thënë: Nëse dështon në planifikim ke planifikuar dështim, se planifikimi është gjysma e jetës.
Sot, jemi të rrethuar nga një botë, dinamika dialektike e të cilës na bën të paaftë të qëndrojmë stoik, por patjetër të vallëzojmë edhe pse s’i dimë hapat dhe bile turpërohemi, atëherë pra, pse të mos bëhemi ne prijësit e valles dhe t’i mësojmë të tjerët në vend që të na mësojnë tjerët, pse të mos marrim shembull prej tjerëve, po presim të tjerët të marrin shembuj prej dobësisë sonë.
Për ne është e ditur rruga që duhet ta ndjekim, puna e vetme e jona është mësimi e
nuk duhet aspak të mendohet se mund të ketë ndonjë alternativë tjetër për ne. Ndoshta jemi të pafat që jetojmë në një botë kur të tjerët edhe natën gjurmojnë e duan ta çojnë njeriun të jetojë në Hënë, apo ndoshta jemi njerëzit më me fat në histori!
Njeriu prej punës që bën, zë pozitën në shoqëri, dhe aq sa është munduar aq edhe shfrytëzon. Sa më i gatshëm të jetë të sakrifikojë padyshim se edhe rezultatet do të jenë më të mëdha. Nuk ka dije, e as punë të dëmshme, pos që dija e ço punë tjetër janë të dëmshme kur njeriu i shfrytëzon për qëllime të zeza, e jo kot ligjet superiore pozitive vlerësojnë veprat e njeriut në bazë të qëllimit.
Sidoqoftë, të tëra këto ndonjëherë nuk mjaftojnë. Edhe pse e dimë rrugën, e dimë
lavdinë që ajo sjell, ngurrojmë ta shkelim, e na kaplon një limonti, plogështi e thellë, inerci që s’na lë të lëvizim. Po jo kot, psikologët vlerësuar motivacionin, nxitësin e aktivitetit të vullnetshëm, çelës të suksesit. Nëse puna sjell sukses, motivimi sjell punën. çështë normale njeriu të lodhet prej jetës e mungesës së suksesit, e mu atëherë është koha e duhur të shfletojmë pak ata që kanë shkelur para nesh monopate me bërryl e pisha të dendura e të ashpra, e ta kujtojmë se ne të gjithë e dimë;
Rruga e suksesit nuk është e shtruar me lule, dhe vetëm puna e sinqertë për një qëllim sjell atë që duam. E nëse për një njeriu që beson në pafundësi, parajsa është suksesi më i madh, edhe ajo është e rrethua me thera! Zeri