Njerëzit e famshëm që janë martuar me kushërirat

loyalx

Muslim
Në disa vende, martesa mes kushërinjve të parë është e ligjshme, në disa të tjera jo. Përgjatë historisë, shumë njerëz të famshëm janë martuar me kushërinjtë tyre, për arsye nga më të ndryshmet. Në kohët e hershme, martesa mes kushërinjve ishte më se e zakonshme. Duke qenë se njerëzit nuk lëviznin shumë nga vendi, ku lindnin, personat që kishin në dispozicion për t’u martuar ishin zakonisht kushërinj. Martesa mes kushërinjve gjithashtu do të thoshte dhe mbajtjen e pronës dhe tokës brenda familjes. Po kush kanë qenë disa prej njerëzve të famshëm që janë martuar me kushërinj.

Një prej tyre ka qenë Albert Einstein. Albert Einstein u martua me kushërirën e tij të dytë, Elsa, në vitin 1919. Ai u martua thuajse menjëherë pas divorcit me gruan e tij të parë, Mileva. Elsa vdiq në vitin 1936 për shkak të problemeve me shëndetin. Gjeniu i matematikës nuk u martua më pas vdekjes së kushërirës dhe bashkëshortes së tij, por njihet për historitë e tij me shumë femra. Presidenti amerikan Jefferson gjithashtu është një prej atyre që është martuar me kushërirën. Thomas Jefferson u martua me kushërirën e tij të tretë Martha ثyles Skelton Jefferson në vitin 1772. Bashkëshorti i saj i parë kishte vdekur duke e lënë me një djalë, i cili i vdiq në kohën që ajo ishte e fejuar me Jefferson. Martha dhe Thomas sollën në jetë gjashtë fëmijë. Duke pasur shëndet delikat, ajo u nda nga jeta në vitin 1782 dhe Jefferson nuk u martua kurrë. “Babai” i teorisë së evolucionit Darvin ka marrë për grua kushërirën. Pasi kishte refuzuar shumë propozime për martesë, për shkak se i duhej të kujdesej për të ëmën, kushërira Emma pranoi propozimin e Darvin më 11 nëntor 1838, kur ishte 30 vjeçe. Ato u martuan një vit më vonë dhe sollën në jetë dhjetë fëmijë.

Edgar Allan Poe

Në moshën 20-vjeçare shkrimtari i njohur, Edgar Allen Poe shkoi të jetonte me tezen, burrin e saj dhe kushërirën, pasi babai e braktisi, ndërsa e ëma i kishte vdekur. Ishte pikërisht në Baltimore, ku ai takoi për kushërirën e tij Virginia, me të cilën ra në dashuri dhe u martua, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo vdiq 18 vite më vonë, në vitin 1848 dhe Poe vdiq dy vjet pas saj.

Albert Einstein

Albert Einsetin u martua me kushërirën e tij të dytë, Elsa, në vitin 1919. Ai u martua thuajse menjëherë pas divorcit me gruan e tij të parë, Mileva. Elsa vdiq në vitin 1936 për shkak të problemeve me shëndetin. Gjeniu i matematikës nuk u martua më pas vdekjes së kushërirës dhe bashkëshortes së tij, por njihet për historitë e tij me shumë femra.

H.G. Wells

H.G. Wells është shkrimtari britanik, i cili është i famshëm për librat fantastiko-shkencorë “Makina e kohës”, “Ishulli i doktor Moreau”, “Njeriu i padukshëm”, “Lufta e botëve” etj. Ai u martua me kushërirën e tij të parë, Isabel Mary Wells 1894, por e la atë e la pas tre viteve për t’u martuar me një studenten e tij, me të cilën pati dy fëmijë.

Franklin D. Roosevelt

Edhe pse ishin takuar që kur ishin fëmijë, ato u afruan me njëri-tjetrin gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë, e cila u organizua nga xhaxhai i Eleanor dhe kushëriri i pestë i Franklin, presidenti Teddy Roosevelt. Franklin Roosevelt ishte 20 vjeç në atë kohë dhe studionte në Harvard. Ato u martuan në vitin 1905 dhe patën gjashtë fëmijë.

Charles Darvin

Duke lënë mënjanë teoritë e seleksionimit natyror, njeriu që popullarizoi teorinë e evolucionit, u martua me kushërirën e tij Emma Wedgwood. Pasi kishte refuzuar shumë propozime për martesë, për shkak se i duhej të kujdesej për të ëmën, Emma pranoi propozimin e Darvin më 11 nëntor 1838, kur ishte 30 vjeçe. Ato u martuan një vit më vonë dhe sollën në jetë dhjetë fëmijë.

Thomas Jefferson

Thomas Jefferson u martua me kushërirën e tij të tretë Martha Wyles Skelton Jefferson në vitin 1772. Bashkëshorti i saj i parë kishte vdekur duke e lënë me një djalë, i cili i vdiq në kohën që ajo ishte e fejuar me Jefferson. Martha dhe Thomas sollën në jetë gjashtë fëmijë. Duke pasur shëndet delikat, ajo u nda nga jeta në vitin 1782 dhe Jefferson nuk u martua kurrë.

Johann Sebastian Bach

Kompozitori i njohur u martua me kushërirën e tij të dytë nga babai, Maria Barbara Bach në vitin 1707. Edhe pse nuk dihet shumë për martesën e tyre, është i njohur fakti se Bach ka pasur një jetë martesore të kënaqshme. Sidoqoftë vdekja e saj erdhi shpejt dhe e papritur, kur Bach ishte larguar nga shtëpia për të përcjellë punëdhënësin e tij, Dukën e Kotënit.

Jesse James

Një prej anti-heronjve më të famshëm amerikanë, i cili në filmin e fundit, ku është subjekt, interpretohet nga Brad Pitt. Jesse James u martua me kushërirën e tij të parë, Zerelda “Zee” Mimms, e cila kishte marrë emrin e mamasë të Jesse James. Ato dy fëmijë së bashku dhe qëndruan të martuar deri sa Jesse u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare, në vitin 1882.

Rudy Giuliani

Guvernatori Rudy Giuliani u martua me një grua që mendonte se ishte kushërira e tij e tretë, Regina Peruggi, në vitin 1968. Por vetëm disa vetë më vonë ato e kuptuan se në fakt, ato ishin kushërinj të dytë. Regina dhe Rudy u divorcuan në vitin 1982 dhe ai u martua me bashkëshorten e tij të dytë, Donna Hanover, në vitin 1984.

Jerry Lee Lewis

Në vitin 1957, muzikanti i njohur rok, Jerry Lee Lewis u martua me kushërirën e tij, Myra, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeçe. Me këtë martesë ai humbi respektin e të tjerëve dhe besueshmërinë. Kjo lëvizje pothuajse i dha fund karrierës së tij dhe bëri që ai të zhvendosej nga muzika rok në atë kauntri. Ato patën dy fëmijë bashkë dhe u divorcuan në vitin 1970.


Marre nga: Tirana Observer
 
Nga te gjitha keto qe lexova konkluzjoni eshte se mos u martoni me kushrirat vdesin shpejt ato
 
Nga te gjitha keto qe lexova konkluzjoni eshte se mos u martoni me kushrirat vdesin shpejt ato

ahahahahahahahahah sa kom qeshe me ket postimin qe dhe ahaahahahah
 
mos kan jetue me naj ishull sa jon kan te ri e skan pas kujshi jon kan veq me family
 
Ndodh ngaqe nuk duan te ndajne pasurin ..dmth martohet me kusheriren qe ta mbaje pasurin brenda familjes.
Se di ne u tregova i qarte...
 
Ndodh ngaqe nuk duan te ndajne pasurin ..dmth martohet me kusheriren qe ta mbaje pasurin brenda familjes.
Se di ne u tregova i qarte...

Ne vendet arabe ndodh zakonisht kjo arsyeja qe dhe ti. Eshte e vertete faktikisht se martohen qe te mos e ndajne pasurine.
 
As mua sme duket normale kjo gje..:S
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top