LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Deklarata e fortë e shkencëtarit: Njerëzimi do të zhduket për 1000 vjet
“Njerëzimi është destinuar të zhduket për jo më shumë se 1000 vjet”,- është alarmi i lëshuar nga fizikani i famshëm Stephen Hawking. Parashikimi i tij lë vetëm një mënyrë për të shpëtuar: kolonizimi i një planeti tjetër që ka të njëjtat karakteristika me ato të Tokës. Duket si një thënie në ndonjë film aksion ndëryjor, por fizikani e bën një realitet të besueshëm, duke qenë se e mbështet fjalën e thënë në tezën e tij të publikuar gjerësisht në media. “Nuk mendoj se do të mund të jetohet më në Tokë pas 1000 viteve nëse nuk ia mbathim nhga ky planet. Duhet të vijojmë me kërkimet në hapësirë për të garantuar të ardhmen e njerëzimit. Dua të inkurajoj dhe të stimuloj interesin e publikut për ngjarjet që janë lidhje me jetën dhe zbulimet në hapësirë”,- ka thënë Hawking. Kjo nuk është hera e parë që fizikani bën të tilla deklarata të forta. Në të shkuarën ai ka shpjeguar se Toka mund të shpërbëhet si pasojë e përplasjes me një asteroid. “Një ditë mund të provojmë ekzistencën e universeve të shumëfishta”,- ka treguar ai në rrëfimin e tij në lidhje me deklaratën e fundit. “Nuk është e pamundur që jashtë universit tonë të ketë një univers tjetër”,- kanë qenë fjalët e shkencëtarit fizikan. /a.s/noa.al