Njebrireshi !!

WISHMASTER

Moon_Boy
Korea e Veriut deklaron qe ka zbuluar varrin e nje njebrireshi

Shiko fotografinë 1426177

A kane ekzistuar vertet njerbrireshat? Deri tani eshte menduar qe njebrireshi eshte nje krijese mitike perrallash dhe legjendash. Kali i bardhe me nje bri ne maje te kokes eshte portretizuar shpesh neper perrallat e femijeve si nje krijese e rrale; shpeshhere me fuqi magjike, qe pothuajse gjithmone e mbron apo e ndihmon personin pozitiv ne perralle.

Megjithate sipas Korese se Veriut, ne nje deklarate te fundit sipas te ciles deklarohet qe kerkuesit e Korese se Veriut kane provuar ekzistencen e njebrireshit si nje krijese qe te pakten nje here e nje kohe ka qene e vertete.


Agjensia shteterore e lajmeve tha qe arkeologet kane 'rikonfirmuar' ekzistencen e nje 'varri te nje njebrireshi' ne Pyongyang, njebriresh qe ne kohe antike i perkiste nje mbreti Korean.

Central News Agency ne Kore raporton qe arkeologet bene zbulimin e jashtezakonshem kur ata vune re nje gur ne forme drejtkendeshe ku ishin gdhendur fjalet 'varr njebrireshi', i cili ndodhej 200m nga tempulli i qytetit Yongmyong.

Raporti tregon qe Jo Hui Sung, drejtori i institutit te historise se Korese se Veriut, shpjegoi se si zbulimi perputhet me informacionet ne librat e historise nga shekulli i 16.

Ai tha: "Ne librat e historise se Korese, flitet per njebrireshin qe konsiderohet te kete qene i Mbretit Tongmyong. "

"Ky tempull ka sherbyer si nje vend lehtesimi per Mbretin Tongmyong, dhe aty tani ndodhet varri i njebrireshit te tij."

Ka patur spekulime qe raporti mund te jete nje kunderpergjigje ndaj artikullit sarkastik te Onion ku deklarohet qe drejtuesi i Korese se Veriut Kim Jong-Un eshte 'burri me ****i i vitit 2012'.

Artikulli terhoqi vemendjen e te gjithe botes pasi gazeta e Partise Komuniste te Kines, mesa duket e neglizhoi konfirmimin e lajmit si nje shaka dhe e publikoi ate si fakt.

Te tjere kane sugjeruar qe kjo histori ka nje qellim politik - te siguroje supermacine e Korese se Veriut ndaj komshiut jugor me te suksesshem.

Ne artikull deklarohet qe zbulimi provon qe Pyongyang ne veri ishte nje 'kryeqytet i Korese Antike si edhe e Mbreterise Koguryo'.

Lajme zyrtare nga shteti totalitar, shume shpesh me deklarata te dyshimta ne lidhje me arritjet shkencore apo dashurise se njerezve per diktatorin e vendit, kane hasur skepticizem ne te kaluaren.

Shume shpesh lajmet e vendit kane deklaruar gjera te pabesueshme.

Nje gazete e Korese se Veriut jo shume kohe me pare raportoi qe Kim kishte shpikur nje ushqim qe mund te kuronte problemet e urise se te gjithe vendit, ushqimi quhej 'buke e dyfishte me mish' , megjithate ciniket thane menjehere qe ky produkt ngjante me nje hamburger.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top