Një yll shqiptar te Bajerni

cent

...Lontano
Shaqiri duket se do të thyejë rregullin e talenteve që vijnë nga futbolli zviceran, të cilët në klubet e mëdha kanë dështuar

zq2pf.jpg

Talentët e futbollit të Zvicrës kanë një veçori për t’u zhdukur në skuadrat e Ligave të mëdha të Europës. Mirëpo, debutimi impresionues i Xherdan Shaqirit në ndeshjen e parë të tij zyrtare me Bajernin e Mynihut ka bërë të mendohet se ai mund të jetë një përjashtim i mirëseardhur. Mesfushori 22-vjeçar nuk ka kërkuar dhe ka gjetur startin më pozitiv, pasi ka shënuar një gol nga goditja e dënimit dhe ka dhënë dy asiste, pikërisht në fitoren 4-0 që Bajerni arriti ndaj Jan Regensburgut, të hënën, në turin e parë të Kupës së Gjermanisë. Shaqiri këto i arriti pasi u fut në lojë në pjesën e dytë. Edhe pse performanca e tij erdhi ndaj një skuadre të Kategorisë së Dytë, ka qenë mjaftueshëm për t’u kuptuar se, i biri i emigrantëve kosovarë mund të arrijë suksesin historik. “Ai është lojtar që është në gjendje të mbajë topin dhe të prodhojë befasi dhe kreativitet. Kjo e bën atë të paparashikueshëm”, ka thënë drejtori sportiv i Bajernit, Matias Samer. Shaqiri që kishte fituar me Bazelin tre herë titullin kampion të Zvicrës dhe dy herë Kupën e Zvicrës, u fut në lojë në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të Bajernit. Ai dyfishoi rezultatin në minutën e 60-të me një goditje dënimi, përpara se të jepte asistin për golin e tretë dhe të katërt që u shënuan nga Mario Mandzukiç dhe Klaudio Pizarro. Kur ai firmosi për Bajernin në shkurt të këtij viti, shumë kishin hamendësuar se si lojtari shtatshkurtër dhe specalisti i driblingut, do t’ia dilte të futej në një skuadër ku janë dy yje si Arjen Roben dhe Frenk Riberi. Por, për koinçidencë, Bajerni u përball me Bazelin në Ligën e Kampionëve pak kohë më pas, dhe Riberi e Roben shkatërruan zvicerianët në ndeshjen e kthimit me rezultatin 7-0, ndërsa Shaqiri nuk arriti të tregojë asgjë në atë ndeshje. Kështu që dyshimet për të ishin edhe më të mëdha. Zvicra ka investuar shumë në zhvillimin e futbollistëve të rinj, si shumë shtete të tjera. Por, shpesh sheh shpresat e saj të zhduken me t’u larguar nga vendi për në liga më të mëdha. Shembulli më tipik ishte Johan Vonlanteni, që ishte bërë shënuesi më i ri në histori të Europianëve të futbollit, duke shënuar në vitin 2004 si 18-vjeçar. Mirëpo, ai përfundoi karrierën katër vite më parë, falë dëmtimeve të shumta dhe dështimeve që të arrinte në skuadrat më të mëdha. Një shembull tjetër është Nasim Ben Kalifa, që kishte ndihmuar Zvicrën të fitonte Botërorin U-17 në vitin 2009. Ai ishte titullar te Grasshopersi në moshën 17-vjeçare dhe është kthyer sërish te skuadra nga Zyrihu, pasi ka dështuar të tregojë veten në futbollin gjerman te skuadrat si Volfsburg dhe Nyrenberg. Trajneri i Bajernit, Jup Hajnkes, premton se e ardhmja e Shaqirit është në duar të sigurta. “Unë kam bërë shumë për transferimin e Xherdanit. Të gjithë e dinë opinionin tim për të dhe e dinë se nuk ka rrezik që ai të zhduket. Ai ka çdo gjë që i duhet një futbollisti dhe e tregon këtë në stërvitje çdo ditë”, ka thënë Hajnkes.

22
vjeç është Shaqiri, teksa karrierën e tij si profesionist e ka nisur me skuadrën e Bazelit, në 2009-n
18
ndeshje ka luajtur ai për Kombëtaren e Zvicrës, duke shënuar plot 5 gola me fanelën e përfaqësueses helvete

“Mehmet Sholli i ri”, gjermanët çmenden pas kosovarit

Mediat gjermane e kanë përgëzuar mesfushorin kosovar të Bajernit, Xherdan Shaqiri. “Ylli i ri i Bajernit quhet Xherdan Shaqiri”, ka shkruar “Welt Online”, pas shkëlqimit të Shaqirit në ndeshjen e tij të parë zyrtare me Bajernin. Fjalë si “shumë i fuqishëm”, “një frymë e re” dhe “performancë e fortë”, kanë qenë disa nga titujt në shumë media gjermane. Gazeta “Bild” madje ka shkruar një artikull të gjatë për yllin e Bajernit dhe e ka cilësuar atë si atraksion të ri të Ligës. Pati edhe nga ato media që e krahasuan Shaqirin me një “Mehmet Sholl të ri”. “Unë dua që me përformanca të mira të siguroj një vend në skuadër. Jam integruar shumë mirë në ekipin e Bajernit. Dua t’iu tregoj të gjithëve se nuk jam vetëm zvicerani i vogël dhe po mundohem që ta tregoj këtë në fushë”, ka thënë Shaqiri. Dhe, me një gol si ai edhe 2 asiste, në një ndeshje Kupe, imagjino se ç’mund të bëjë ai në kampionat!
 
Titulli: Një yll shqiptar te Bajerni

Ne ndeshjen e pare gol ! Paska me ble Reali menjehere hehehheheh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top