Një ushtri me fëmijë!

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
kongo-300x211.jpg



Luftrat e shumta që ndodhin në botë, sidomos ato civile, kanë bërë që në shumë vende, në këto luftra të përfshihen edhe fëmijë.
Sipas një raporti të UNICEF, në botë janë plot 250.000 fëmijë, të cilët përdoren si ushtarë për të vrarë dhe për torturuar. Ata kanë një moshë që shkon nga 8 deri në 16 vjet. Në një raport të vitit 2008, thuhet se fëmijët ushtarë përdoren në 63 vende të botës. Pjesa më e madhe e tyre detyrohen me dhunë dhe janë fëmijë rruge, që detyrohen të kthehen ushtarë për një tas supe.
Ky fenomen është i përhapur kryesisht në kontinentin e Afrikës dhe veçanërisht në Republikën Demokratike të Kongos. Në këtë vend numërohen më shumë se 40 mijë fëmijë ushtarë.
Fëmijët merren me forcë më së shumti në ushtri dhe ata që detyrohen të arratisen, torturohen dhe vriten para fëmijëve të tjerë, për t’u dhënë atyre shembullin që most ë bëjnë të njëtin “gabim”.
Një raport i fundit tregon se gjatë tre viteve të fundit, 36 mijë fëmijë ushtarë në Kongo janë rikthyer në shtëpitë e tyre. Por, sipas Amnesty Internacional, një pjesë e mirë e tyre, për shkak të asaj që kanë kaluar në luftë, bëhen pjesë e grupeve kriminale.


Burimi:Tema.
 
Back
Top