Nje "Toke" eshte zbuluar ne zonen e banueshme te nje ylli

Tuana

Nada é por acaso!
planet-HD40307.jpg


Familja e planeteve qe rrethojne nje yll xhuxh relativisht te afert ka arritur ne numrin gjashte, duke perfshire nje bote te gurte potenciale, e cila eshte 7 here me e madhe se sa Toka dhe eshte e vendosur ne nje menyre qe uji te mund te ekzistoje ne siperfaqen e saj; kusht ku besohet te jete i nevojshem per jeten.

Shkencetaret shtuan tre planete te tjere ne tre zbulimet e vitit 2008 qe orbitojne rreth nje ylli portokalli te quajtur HD 40307, i cili eshte pothuajse 3/4 e madhesise se Diellit dhe i vendosur 42 vite drite larg ne yllesine Pictor.

I nje interesi te vecante eshte planeti me i larget nga ky yll, qe besohet qe fluturon rreth yllit te tij ne me shume se 200 dite; nje distance qe e vendos ate brenda se ashtuquajtures "zone te banueshme" te HD 40307.

Pese te afermit e tjere te planetit, mendohet te jene shume afer yllit dhe ne kete menyre ne to do te ishte shume nxehte dhe uji nuk do te mund te ekzistonte ne gjendje te lengshme.

"Sistemi planetar rreth HD 40307 ka nje arkitekture shume te ndryshme nga sistemi diellor," - drejtuesit e kerkimit Mikko Tuomi ne Universitetin e Herfordshire ne Mbreterine e Bashkuar, dhe Guillem Anglada-Escude, ne Universitetin e Goettingen ne Gjermani, kane shkruar ne nje artikull te publikuar ne revisten Astronomy & Astrophysics.

"Zbulimet sugjerojne qe ka shume menyra qe nje planet te perfundoje ne zonen e banueshme te nje ylli."- thane astronomet.

Zbulimet e reja jane bazuar ne nje analize te re dhe perpunim te dhenash te mbledhura nga instrumenti Europe's High Accuracy Radial velocity Planet Searcher (HARPS), nje spektrograf ndares i drites i instaluar ne Observatorin La Silla ne Kili.

Per te gjetur planetin e gjashte te HD 40307, shkencetaret ekane patur shume te veshtire.

"Gjithcka qe ne dime per te eshte qe ka nje mase sa rreth minimumi 7.1 masa e Tokes. Ne nuk kemi nje plan te percaktuar, megjithate ekipi HARPS eshte me shume mundesi duke mbledhur me shume te dhena, dhe ne te ardhmen mund te jene te afte qe te konfirmojne keto rezultate, dhe ndoshta edhe me shume planete do te shtohen ne ate zone." - tha astronomi Steven Vogt, i Observatorit Lick, ne Universitetiin e Kalifornise.

Ne fakt astronomet nuk kane akoma fakte qe planeti i gjashte eshte nje bote e gurte, megjithate ato vejne ne dukje qe sipas vezhgimeve te fundit te super-Tokave qe tranzitojne neper yje te afert te shndritshem tregojne qe nje pjese e madhe e ketyre planeteve te jete e perbere nga guri.

Cilado qofte perberja e tij, planeti i gjashte i HD 40307 mendohet se merr rreth 62% krahasuar me rrezatimin qe merr Toka nga Dielli.

"Edhe pse rezatimi eshte paksa i ulet ne krahasim me ate qe merr Toka, ne vejme re qe Toka ne fakt ndodhet afer kufirit te brendshem te zones se banueshme te Diellit." - kane shkruar shkencetaret.
/info/
 
Titulli: Nje "Toke" eshte zbuluar ne zonen e banueshme te nje ylli

Une du mej nxan nja dy troje sa me maru nje kolibe :-P ka sa po shkojke metra katror :cudi:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top