Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një student shqiptar në inagurimin e Obamas




Nga Ruben Avxhiu/ Illyria

Një student shqiptaro-amerikan nga Staten Island do të jetë mes pjesëmarrësve të zgjedhur që do të kenë fatin të ndjekin në Shtëpinë e Bardhë ceremoninë e betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan në historinë e SHBA-së. Frashër Ulaj është zgjedhur që të jetë pjesëtar i një grupi të vogël studentësh që do të udhëtojnë nga e gjithë Amerika për të qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje për të cilën do të flitet gjatë në histori.

I pyetur nga gazeta “Illyria” lidhur me këtë mundësi, Frashër Ulaj shprehu njëkohësisht gëzimin dhe emocionin e një mundësie të tillë historike. “Mezi po e pres. Do të jetë një eksperiencë e paharrueshme”, tha ai, për gazetën “Illyria”, që botohet në shqip në New York.

Frashëri, i cili është nxënës i shkollës së mesme në Staten Island, do të marrë pjesë në një program treditor, gjatë të cilit, të rinjtë do të mësojnë për Amerikën dhe historinë e saj. Një numër pesonalitetesh do t’u flasin për rëndësinë e zgjedhjes së Barack Obama-s president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për përparimin e shoqërisë amerikane ndër vite. Ndërmjet tyre do të jenë edhe ish-zëvendës presidenti dhe fituesi i اmimit Nobel, Al Gore, ish-Sekretari i Shtetit gjenerali në pension, Colin Powell etj.

Në një intervistë për kanalin televiziv NY1 lidhur me këtë udhëtim, Frashër Ulaj e quajti fitoren e Barack Obama-s frymëzuese dhe shprehu hapur ambicien e tij për të ecur në rrugën e njeriut që në 20 janar do të betohet si president i vendit. “Ndoshta edhe unë një ditë do të kthehem në Washington si president i Amerikës”, i tha ai gazetares. “Kur je kaq pranë dhe e sheh ngjarjen drejtpërdrejt ke dëshirën të bësh të njejtën gjë”.

I pyetur për këtë ambicie nga gazeta “Illyria”, Frashëri tha se qëllimi i tij për momentin ishte që të studionte me sukses në shkollë ndërkohë që mendon për rrugën që do të zgjedhë në të ardhmen.

Ai ende nuk e ka zgjedhur se për çfarë do të studiojë në universitet, por i pëlqen arkitektura. Sigurisht që në të ardhmen rrugët janë të hapura nëse do të vendoste t’i futej politikës. I lindur këtu në SHBA, Frashëri është i biri i aktivistit të komunitetit shqiptar, Hysen Ulaj.
Frashëri është jo vetëm një student i dalluar por ai është shumë aktiv është jashtë klasës. Ai merret me atletikë, me mësime pianoje dhe me veprimtari të komunitetit rinor ku bën pjesë.

Sigurisht që shqiptaro-amerikanët tashmë kanë zënë një vend të rëndësishëm në shoqërinë amerikane dhe nuk është çudi që shpejt të shohin edhe një brez të ri politikanësh që të dalë nga gjiri i tyre.

Frashëri nuk është i vetëm në ëndrrën e tij që një ditë të jetë një shqiptaro-amerikan që do të betohet përpara kombit në shkallët e Capitol Hill-it. Sigurisht që më parë s’do të ishte keq ta fillonim nga kongresi e asambletë e shteteve. Kjo është toka ku ëndrrat bëhen realitet. Barack Obama është shembulli më i mirë për këtë.


Foto: Frashër Ulaj

studenti_shqiptar-490x320.png
 
Titulli: Një student shqiptar në inagurimin e Obamas

Gje e bukur ka per te qene.Do te behet inagurimi me i madh ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes!
 
Titulli: Një student shqiptar në inagurimin e Obamas

shyqyr qe qenka i bardha LOLLOL
 
Un lexova ne top-channel qe biletat per ceremonine ishin shitur brenda 60 sekondave, dhe 90% nga 5000 vendet e ofruara jan shit ne internet.
Kjo mund te quhet diqka extreme.
Vlen te permendet fakti qe çmimi per nje bilete ishte 25 dollare, ndersa permes rrjetit (dmth online) njerzit kan paguar 10 fish me teper vetem per te siguru pranine ne ceremonine e betimit te Obames
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back