Një skandal korrupsioni që po trondit Austrinë, ku del edhe emri i Olldashit

Love

βeℓℓe â๓e
Ai është një dëshmitar i penduar i drejtësisë austriake. Quhet Gernot Schieszler dhe ka zbuluar aferat brenda Telekom Austria, kur ai punonte si shef financash.

Schieszler-e1288343754376-1024x681-300x199.jpg


Por tani rrezikon të humbasë këtë status për shkak se po hetohet për një tjetër skandal korrupsioni ku është përfshirë me kompaninë Christof Holding AG, ku punon si shef i financave.

Hetimet ndaj tij i ka nisur Prokuroria për اështjet Ekonomike dhe Korrupsionin.

Prokuroria thotë se ka nisur hetimet, pa dhënë detaje.

Por gazeta Der Standard zbulon se Schieszler po hetohet për marrje ryshfeti në Shqipëri. Gazeta shkruan se nga përgjimet telefonike rezulton se austriaku ka ardhur në Shqipëri së bashku me një lobist nga vendi i tij dhe me Michael S., një ish menaxher të kompanisë Hochtief. Madje në Shqipëri janë takuar me ministrin e Transporteve, raporton Der Standard.

Gazeta shkruan se pala shqiptare kërkonte si shpërblim 3-5 përqind.

“Pavarësisht se është takuar me ministrin, Schieszler dyshohet për përfshirje në ryshfet dhe për marrëveshje të paligjshme,” shkruan gazeta.

Gazeta thotë se bëhet fjalë për një projekt rruge, por edhe për kontratë për kanalizimet.

Avokati i Schieszler thotë se këto pretendime nuk qëndrojnë, pasi klienti i tij nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë. Por ai pranon se ai ka ardhur në Shqipëri për bisedime paraprake.

Për shkak se prokuroria nuk ka dhënë shumë detaje dhe gazeta nuk sjell shumë fakte. Kështu nuk kuptohet se kush nga pala shqiptare e ka marrë ryshfetin dhe se ç’rol ka luajtur ministri Sokol Olldashi në këto marrëveshje.

Gazetës austriake i intereson më shumë nëse Schieszler do e humbasë statusin e dëshmitarit të penduar, ndërsa ne na interesojnë shumë gjëra në këtë aferë, të cilat si gjithmonë nuk zbardhen kurrë nga prokuroria shqiptare.

Po ashtu na bën përshtypje se si gjithë të korruptuarit e Europës i kanë sytë nga vendi ynë.
Burimi: tema


standard.jpg
 
Back
Top