Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një shpikje interesante nga një shqiptar ne fushën e informatikes

Një shpikje interesante nga një shqiptar ne fushën e informatikes

Shqiptaro - Amerikani shpik sistemin e ri për leximin e kompjuterit personal nga largësia

Ata që përdorin kompjuterin dhe udhëtojnë shumë, nuk do të ishte keq të kishin një sistem që t’i ndihmonte të lexonin ose shikonin informacionin që kanë në kompjuter pavarësisht se në cilin vend të botës ndodhen. Ky sistem tashmë ekziston madje së shpejti do të vihet në qarkullim edhe në gjuhën shqipe. Shqiptaro-amerikani Donald Leka është kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë TransMedia me qendër në Nju Jork, e cila ofron një sistem të tillë, që quhet Glide.

Faqja zyrtare: Glide OS 3.0 - The First Complete Online Operating System


Me poshte është intervista qe ka bërë VOA me Donald Leken.

Zëri i Amerikës:Zoti Leka, ne ju kemi intervistuar edhe më parë dhe ju na keni shpjeguar se si funksionon ky sistem por më lejoni t’ju pyes se në çfarë faze ndodhet tani sistemi Glide?

DONALD LEKA:Më 29 maj, ne vumë në qarkullim versionin 3.0 të sistemit të operimit Glide në Karlsbad të Kalifornisë në një takim të quajtur D-Conferencë ose konferenca dixhitale. Mes pjesmarrësve ishin personalitete të tillë si Bill Gates, Michael Dell, Rupert Murdock, e të tjerë. Dhe reagimet ndaj sistemit tonë ishin të shkëlqyera.

Zëri i Amerikës:Këtu kemi pamje nga paraqitja që ju i bëtë sistemit Glide në Kaliforni. Përse mendoni se pjesmarrësit treguan interes, çfarë ofroni ju me këtë sistem?

DONALD LEKA:Glide është një sistem për menaxhimin e dokumenteve në kompjuter, një sistem që funksionon me të gjitha mekanizmat dixhitale që mund të keni. Ai është kompatibël edhe me çdo lloj kompjuteri që mund të përdorin personat e tjerë me të cilët ju komunikoni. Njerëzve u pëlqen ky lloj kompatibiliteti. Veç kësaj ky sistem të jep lëvizshmëri. Për shembull, pjesmarrësit në konferencën dixhitale janë njerëz shumë të zënë dhe një pjesë të mirë të punës e bëjnë nga telefoni celular. Prandaj aspekti i lëvizshmërisë, mundësia për t’i kthyer telefonat celularë në kompjuter dhe jo vetëm telefonat e tipit blackberry, ishte për ata diçka shumë interesante.

Zëri i Amerikës: Pra nëse kemi një telefon si ky, në thelb ne mund të kemi akses në dokumentet e kompjuterit tonë personal, pavarësisht se ku ndodhemi, në Shqipëri, në Kosovë, e kudo tjetër?

DONALD LEKA: Po. Dhe ja se si bëhet. Ti mund ta sinkronizosh kompjuterin që ke në punë me atë që ke në shtëpi dhe me anë të telefonit mund të lexosh apo shikosh të gjithë informacionin që ke në këta kompjutera. Jo vetëm kaq. اdo veprim që bën me këtë informacion pasqyrohet njëkohësisht në të gjithë këta kompjutera.

Zëri i Amerikës:A do të thotë kjo se, nëse ke një telefon celular dhe je i lidhur me sistemin Glide, në fakt mund ta kthesh telefonin tënd në një mjet me të cilin për shembull të mund të bësh tregti, në një farë kuptimi?

DONALD LEKA:Në një farë kuptimi, po. Sepse në këtë rast ti nuk bën gjë tjetër veçse i heq vetes nevojën për të patur me vete një kompjuter. Për shembull, nëse fillon një projekt në zyrë, ti mund ta përpunosh këtë informacion me anë të celularit gjatë rrugës për në shtëpi, kur je duke udhëtuar me tren. Pastaj, pasi ke arritur në shtëpi, mund t’i bësh informacionit ndryshime të tjera. Pra, nga telefoni mund të punosh me një word processor, mund të komunikosh, mund të bashkëpunosh për një projekt, pra të punosh së bashku me një koleg i cili ndodhet diku tjetër, madje mund të bësh montazh fotografish.

Zëri i Amerikës:A e keni sistemin edhe në gjuhën shqipe?

DONALD LEKA: Po e kemi. E kemi përkthyer tashmë në shqip dhe do të jetë gati për përdorim më 10 korrik.
 
Last edited by a moderator:
shqiptaret jashte trojeve te tyre jane bere mbreta, shkencetare, perandora...
 
Aman kur u bam edhe ne,po te tjeret cfare do te jene te afte te bejne?!
 
bravo,te tille njerez duhen..qe ti lartesojne emrin shqiperise kudo neper bote!! :dong:
 
10 korriku ka kaluar
 
i lumte donald lekes kjo eshte ajo qe na duhet te hecim para
por nuk duhet te veteknaqemi sepse dim dhe munde te ia dalim
 
Gjarpresha largoj shkronjat p prej pikav (:) se po del smili po e qet gjuhet
 
Titulli: Një shpikje interesante nga një shqiptar ne fushën e informatikes

mir shum kur kesi njerze shqiptare qe nihen bile diqka per te mire qe tju kthehet imazhi per te mire ( se deri me tash vetm per te keqe qe jan njohure). me vjen shum mire qe ka fillu te rikthehmi vlerave te mira e sidomos ne lektronike ne shpikje. ka shqiptare qe e duan ket pune dhe mundohen per te ariturat e tyre personale dhe shqpitare, ka shum qe jan ne fillim te mbare qe i njoh dhe i uroj suksese dhe mundohem ti jap perkrahje me qka mundem.
 
Titulli: Një shpikje interesante nga një shqiptar ne fushën e informatikes

Aman kur u bam edhe ne,po te tjeret cfare do te jene te afte te bejne?!

C'jane keto ndjenja inferioriteti Korado ? Pse cfare kane te tjeret me shume ???

Une di te pakten cfare kane me pak.
 
Titulli: Një shpikje interesante nga një shqiptar ne fushën e informatikes

Cuni, meriton te te hjeket kapela. Te lumte.:col:
 
Titulli: Një shpikje interesante nga një shqiptar ne fushën e informatikes

Shyqyr qe edhe shqiptart pe kontribojn en lamin e informatike ..!
 
Bravo donaldi bravo gjith shqiptaret kudo ne bote ;) ALbOz 4 EveR
 
Urime per shpikjen, krenohem krenohem. Vazhdoni shqiptare perpara t'na marrin lakmi te tjeret :)
 
ja kisha jep ni not te mir ASHL(arritje shum e larte) edhe pse pak von por mir esht mir :D:D
 
Bravo. Bravo. Shume mire. Nje shiptar tjeter kishte shpik viagren ne amerike. Jemi popull me zgjuarsi natyrale.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back