Një shembull i mbështetjes në Zotin

MasteR

I'm offline
Ky rrëfim është një shembull i shkëlqyeshëm për mbështetjen në Allahun! Nëpërmjet këtij rrëfimi Zoti na tregon të gjithë njerëzve të botës se vetëm me mbështetje dhe besim në Të, mund të shpëtojmë!
Ishte nënë. Si edhe të gjitha nënat tjera, e donte djalin e saj. Por, për fat të keq ai lindi kur fëmijëve meshkuj nuk u lejoheshe të jetojnë. Quheshe Musa. Nëna e tij ndeshet me veprimin më të shëmtuar të një tirani – Faraonit.
Prej frikës se një ditë mund të humb, Faraoni urdhëroi ushtarët e tij të vrasin çdo fëmijë mashkull që do të lind nga nënat izraelite. Kur lindi Musai a.s, nëna e tij filloi të frikohet për jetën e djalit të saj. Situata ishte e pashpresë. Por, si gjithmonë, kur mendojmë se s’kemi rrugëdalje, Zoti për gjithçka ishte kujdesur. Ai shpall në Kur’an:
“Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lum, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që Ne do të ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë të dërguar.” (Kasas, 7)
Mendo për një moment se çka u urdhërua të veproj. Paramendo ta hedhësh në lumë fëmijën tënd të sapolindur.
Por, gjithashtu, paramendo të marrësh diç që është me vlerë shumë më të madhe. Paramendo vetëm moment, të marrësh premtimin drejt prej Zotit. Nënës së Musait a.s në mënyrë të qartë iu premtua se nuk duhet të frikohet dhe të pikëllohet sepse Zoti do t’ia mbroj fëmijën. Madje Zoti i premtoi se djalin do t’ia bëj të dërguar. Mendoje për një moment këtë!
Ashtu siç premtoi Zoti, Musain e vogël e gjeti gruaja e Faraonit! Zoti thotë në Kur’an:
“Por atë e mori nga lumi familja e Faraonit, me qëllim që një ditë ai të bëhet armik dhe t’u sillte mjerim atyre, sepse Faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre kanë qenë gjynahqarë. Gruaja e Faraonit i tha atij: “Ky djalë është gëzim për mua dhe ty” Prandaj mos e vrisni, sepse mund të jetë i dobishëm ose mund ta birësojmë.” Por ata nuk e dinin se çfarë po bënin.” (Kasas, 8, 9).
Dhe në momentin kur gjithçka dukej pa rrugëdalje Zoti kërkon nga gruaja të mbështetet në Të. Si zëvendësim për këtë besim Zoti i premton mbrojtjen e Tij. Gjithsesi, Zoti gjithmonë përmbush premtimet e Tij! Pikërisht, për të treguar Fuqinë e Tij absolute, Ai mbrojtjen e tij e bën drejtpërsëdrejti nëpërmjet armikut të Tij, nëpërmjet atij nga i cili frikoheshe nëna e Musait a.s.
Zoti thotë në Kur’an:
“Kur i frymëzuam nënës tënde atë që iu frymëzua: “Vëre atë (foshnjën) në një sënduk e hidhe në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg e atë do ta marrë një armiku Im dhe armiku i atij.” Unë kam hedhur në ty dashurinë Time, që të ritesh nën Syrin (kujdesin) Tim. (Ta ha, 38, 39).
Nëpërmjet një argumenti të qartë dhe një shembulli të shkëlqyeshëm, Zoti i tregoi asaj, si edhe të gjithë njerëzve, se nëse edhe armiku ua ka vërë thikën në fyt, e ju jeni nën mbrojtjen e Zotit, asgjë nuk ju ndodhë! Ky rrëfim është një shembull i shkëlqyer për mbështetjen në Allahun e Madhërishëm! Nëpërmjet nënës së Musait Zoti na tregon të gjithë njerëzve të botës se vetëm me një mbështetje të fuqishme dhe besim të sinqertë në Të, mund të shpëtojmë!
Nëse nëna e Musait do të mbështeteshe në vete dhe sigurinë e shtëpisë së saj, djali i saj sigurisht se do vriteshe! Por duke u mbështetur në Krijuesin e saj, ajo shpëtoj djalin e saj, por edhe veten nga pikëllimi i madh. Nëpërmjet këtij rrëfimi mund të kuptojmë se edhe pse mund të na duket e pabesueshme, premtimi i Zotit gjithmonë përmbushet!
Në lidhje me këtë Zoti thotë në Kur’an:
“Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej dhe që ta dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë; por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (E-Kasas, 13)
Allahu i Madhërishëm i shpall në Kur’an këto rrëfime për të na mësuar për gjërat që shumica nga ne nuk i dimë. Në rrëfimin e nënës së Musait mund të gjejmë mesazhin e thellë për besimin në Allahun, Fuqinë dhe premtimin e Tij.
 
Back
Top