Një rrëfim rrënqethes...

Ylli-1

Etnoshqiptar
largea_b_0_0_0_00_images_aktualitet_plakaaaaaaaaaa1378883298.jpg


Djali na rreh barbarisht me grushta, shkelma dhe dru, pasi nuk kemi t'i japim para. Na terrorizon çdo ditë dhe na nxjerr natën të kërkojmë para borxh tek të afërmit.
Më ka shitur çdo gjë në shtëpi. Kjo është tragjedia e një nëne të moshuar që ka duruar dhunën fizike të djalit të saj prej 20 vitesh. 70- vjeçarja Margarita Vangjeli, nga fshati Dishnicë i Korçës, rrëfen në një intervistë për terrorin e përjetuar në këto vite, ndërsa dhuna e djalit të saj tashmë është drejtuar edhe ndaj vajzës së tij 12- vjeçare.

E moshuara tregon se djali, i martuar dhe i braktisur dy herë nga gratë, i kërkon vazhdimisht para për të luajtur kumar, ndërsa tashmë, pasi ka shitur çdo gjë të vlefshme, ka tentuar të shesë edhe tullat e shtëpisë. Ndërsa 70-vjeçarja është përpjekur ta ndalojë, ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe vajzës 12-vjeçare. Ka qenë e mitura që ka telefonuar më pas policinë, e cila ka bërë arrestimin e 41-vjeçarit Koço Vangjeli. Sipas policisë, 41-vjeçari është dënuar vitin e kaluar me 4 muaj burg për dhunë në familje, por ka përfituar nga amnistia dhe ka dalë sërish.

Znj. Margarita, ju keni denoncuar djalin tuaj në polici. Pse ka ndodhur kjo?
E denoncova nga e keqja. Nuk ka nënë që dëshiron të çojë në burg djalin e saj. Ai ka shumë vite që më dhunon mua fizikisht dhe kam heshtur për hir të të qenurit nënë, por tani që dhunon dhe mbesën, vajzën e vet, nuk mund të hesht. Ai na rreh barbarisht me çfarë t'i dalë përpara. Me grushta, shkelma, dru dhe gurë, pa menduar se edhe mund të na vrasë. E ka humbur arsyen, kërkon vetëm para që të luajë kumar. Ma ka bërë jetën sterrë dhe lus Zotin të më marrë. E mendoj shpesh! Më mirë jeton gjarpri nën gur se ne...

اfarë ka ndodhur në banesën tuaj?
Ai ka shitur gjithçka me vlerë në shtëpi. Kishin mbetur vetëm tullat, edhe ato nuk po gjenin derman. Kur erdha në shtëpi, gjeta disa persona që po ngarkonin tullat. Iu kërkova të ndalonin se ishin të miat. Djali u acarua dhe më kërkoi para, por unë nuk kisha. Pensionin ma kishte marrë, grurin ma kishte shitur e shumë gjëra të tjera. Atëherë më goditi me grushta dhe me një dru që gjeti aty pranë. Më pas qëlloi dhe vajzën me shkelma në trup, por fatmirësisht ajo i shpëtoi nga duart. Ai nuk u ndal, e qëlloi me gurë. Vajza, nga frika ishte strukur në një gërmadhë dhe qante pa mbarim. Më pas i kishte marrë telefonin një banori të zonës dhe denoncoi në polici babain.

Kjo ishte hera e parë që ai ju dhunonte?
Ai na rreh vazhdimisht. Dhunonte gruan e parë, me të cilën ka edhe këtë vajzë, dhe ajo i iku. U martua sërish, por edhe gruaja e dytë nuk i qëndroi gjatë për shkak të dhunës. Ai nuk punon, do vetëm para të pijë alkool dhe të luajë kumar. Shumë herë e kam gdhirë natën jashtë me mbesën, në shtëpi të braktisura në fshat, se ai na detyron të shkojmë të kërkojmë para borxh.

Si jetoni?
Kam një pension prej 7 mijë lekësh, por atë ma merr djali. Në dyqan kam 80 bukë pa paguar dhe shumë ushqime të tjera. Jam deri në grykë me borxhe në të gjitha dyqanet. Më vjen zor të dal në fshat. E kam menduar edhe të vetëvritem, por mendoj për mbesën, s'ka kush të ma rrisë.

Ka qenë më herët në burg djali juaj?
Ka qenë vjet, se na rrahu barbarisht të dyjave. اupën e çova në spital dhe mora mjekime. E dënuan, por bëri vetëm katër muaj, se përfitoi nga amnistia, dhe ja ku filloi sërish avazin.

اfarë kërkoni aktualisht?
Kërkoj që shteti të vërë dorë, pasi kështu nuk jetohet. Kam hallin e mbesës, jo timin. Kërkoj mbrojtje.


Koment: Cfae kafshe mund te jete ai qe ngre dore mbi ate qe ia ka fale jeten....tmerr vertete!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top