Një qen ndjek një çiklist në një udhëtim prej 1700 km!

Love

βeℓℓe â๓e
qeni qe pershkuan 1700km.jpg

Një qen i humbur vendosi të ndjekë një grup çiklistësh pasi njëri prej tyre vendosi t'a ushqej atë.
E pabesueshme në këtë histori, është se kafsha ka përshkuar 1700 kilometra të udhëtimit dhe 10 ngjitje maloreje.
Xiao Sa është qeni më i famshëm në botë këto ditët e fundit, madje duke tejkaluar edhe të atij "The Artist".
Historia e tij është e mahnitshme dhe e denjë për një film. E gjitha fillon kur një grup i çiklistëve pjesëmarrës në një garë që përshkuan Kinën duke kaluar nëpër rrugët e Yajiang, një qytet i vogël në Sichuan.
Gjatë kalimit, një çiklist, Zhang Heng 22- vjeç, shikon qartë një qen të shtrirë në tokë dhe të uritur. Ai ndalon dhe fillon për të ushqyer kafshën e uritur.
Por duke u rinisur përsëri për garën, ai shikon se qeni nuk ka ndërmend të largohet më prej tij. Duke menduar se ai do të mërzitej dhe do të lodhej duke vrapuar, çiklistët nuk i kushtuan shumë vëmendje. Por disa orë më vonë, grupi kupton se qeni është gjithmonë pas tyre! Si rrjedhim, ai vendos t'a mbajë atë dhe t'a marrë në udhëtimin e tij!
Për 20 ditë qeni Xiao Sa do të tregohet shumë i guximshëm dhe i urtë, duke treguar një gëzim që më në fund gjen pak shoqëri. Qeni dhe miqtë e tij çiklistët kane bere 1,700 km dhe kane ngjitur dhjetë male mbi 4000 metra të larta.
E vetmja kohë qe Xiao Sa nuk ka vrapuar, ishte në një pjerrësi, ku biçikletat arritën në nje shpejtësi 70 km/h. Në mënyrë që kafsha t'i ndiqte, sportistët vendosën të bëjnë një kafaz të improvizuar në ato momente, në një biçikletë, raporton Oddity Central.
Duke arritur më në fund në Lhasa të Tibetit, grupi i ciklistëve më në fund ka mundur të pushonin. Gati një javë, pasi kishin gjetur dhe marrë me vete qenin, çiklistët kanë hapur një blog, për të treguar aventurën e tyre dhe shumë shpejt mijëra njerëz kanë vizituar faqen e internetit dhe kanë komentuar me postime.
Zhang Heng, djali i ri me një zemër të madhe që u vu në dukje nga qeni, vendosi të adoptojë atë : "Xiao Sa ka qenë shumë mjaftueshëm në rrugë, tani, ai meriton një shtëpi."
Përktheu:Love


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top