اështja e shqiptarëve që luftojnë në Siri ka qenë temë e emisionit “Opinion” me të ftuar ndër të tjerë Artur Zhejin, Preç Zogajn, Fuad Ramiqi i Lëvizjes Islame “Bashkohu”, Ilir Kulla dhe myftiu i Shkodrës Muhamet Sytari . Emisioni është shoqëruar me inserte nga Siria ku të intervistuar shqiptarë predikonin pjesëmarrjen në luftë dhe në finale deklaronin se “në grykët e pushkëve tuaja ne shohim xhenetin”, apo se “ne do bashkohemi në xhenet me Osama Bin Ladenin”. Ndëkrohë debati ka vënë përballë dy palë të presupozuara si të tilla, përfaqësueist e fesë islame dhe pjesën tjetër, le të themi shekullariste. Janë dy palë që mund të projektohen edhe si palë kryesore në debatin e heshtur që shoqëira zhvillon për këtë çështje. Dhe për trajtimin e saj ka disa metra. Zogaj ka vlerësuar se kjo situatë na kujton “Vitin e mbrapshtë” të Kadaresë, me shqiptarë që vinin vërdallë me armë në krahë, kush për plaçkë e kush për fe, gjithnjë në sfondin e një lëvizjeje që përballte dy Shqipëri. Nga ana e vet myftiu Sytari ka deklaruar se prezenca e shqiptarëve në Siri nuk ka asnjë lidhje me xhihadin e vërtetë. Madje sipas tij për çdo musliman, xhihad i vërtetë është të qenit një qytetar i ndershëm që kontribuon për vendin e tij.
Debati në thelb ngërthen shumëçka, pasi diskursi për tolerancë, i mbetur thjesht si formulë pagëzimi për shqiptarinë e vërtetë, pa vështruar mirë se çfarë zhvillimesh të reja po ndodhin ndërkohë, priret që të anashkalojë atë që është ndoshta një fazë kalimtare e shoqërisë drejt një stadi të ri, apo edhe një kërkese të re për identifikim. Kështu sa më shumë kohë kalon dhe aq më shumë ligjërimi publik shqiptar duhet të mësohet që të pranojë tezat fetare, artikulimet e identitetit fetar, që nuk ka pse të vështrohen përherë dhe në çdo rast si elementë që cenojnë ngrehinën e shqiptarisë, edhe kështu në krizë të thellë. Dhe në kuadër të ruajtjes së këtij nocioni të shqiptarisë, një nga pyetjet që u shtrua në emision për përfaqësuesit e fesë islame ishte: “Ti je më parë shqiptar apo musliman?”. Një pyetje që mori disa përgjigje ndër të cilat spikat një: “Kombin na e jep Zoti, fenë e zgjedhim vetë”. Duket se pranimi i një shqiptari “Tjetër” nga ai që jemi mësuar të shohim brenda një kuadri standard edukimi, po krijon disa vështirësi. Dhe cilatdo qofshin qëllimet, në ligjërimin publik, akuzat, në vend se të zbulojnë të vërtetën, vetëm sa legjitimojnë frymën e një sektarizmi që po zë rrënjë mirë.
ResPublica