Një program i inteligjencës artificiale mposht njeriun

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
14356615458384110298_b0bc7d6435_o.jpg


Shkenca vazhdon të bëjë hapa përpara. Një program i ri i intelegjencës artificiale, i krijuar nga disa shkencëtarë kinezë, ka arritur të mposhtë njeriun në një test inteligjence.

Pavarësisht se teknologjia ka përparuar jashtëzakonisht shumë, ende nuk ishte regjistruar një fitore e robotëve përballë njeriut. Por, pas këtij testi, dëshmohet se programi i inteligjencës artificiale gjithnjë e më shumë po i afrohet aftësisë së njerëzve.

Disa kritikë mendojnë se testi i intelegjencës nuk është mënyra më e mirë për të matur aftësitë e programeve të ndryshme, pasi ka shumë hile që mund të përdoren.

Testi i inteligjencës bazohet në logjikë, matematikë dhe të kuptuarit verbal. Në këtë të fundit përfshihen pyetje për fjalë me shumë kuptime, sinonime, antonime dhe analogji.

/ Top Channel
 
Pe: Një program i inteligjencës artificiale mposht njeriun

Në fakt, krejt është lexim i informatave të parapergatitura dhe aspak inteligjencë.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top