Një nënë që vdiq nga kanceri, e ka lënë një mesazh për fëmijët e saj!

Jeta është nganjëherë mizore dhe e padrejtë, por disa njerëz në momentet më të vështira gjejnë vendosmërinë për të shprehur emocionet më fisnike. Një shembull është shënimi i një nëne që po vdes.

Ana Marija, nënë e katër fëmijëve, në moshën 44 vjeçare, ka vdekur nga kanceri, dhe fëmijëve të saj ua ka lënë një porosi.

Kur të lexoni se çfarë mesazhi ajo u ka lënë fëmijëve së saj, si udhëzues në jetë, ju nuk do të jeni në gjendje të mbani lotët:

اdo gjë që bëjmë në jetë, na kthehet.

Ne duhet krijuar fatin tonë dhe jo të lejojmë të tjerët ta diktojnë atë.

Gjithçka ka ndodhur në të kaluarën, nuk ka ndikim tek ne, vetëm nëse ne duam.

Kur njerëzit u shfaqin se çfarë janë në të vërtetë, besojuni.

Brengat vetëm na shpenzojnë energji, shfrytëzojeni atë energji dhe kanalizojeni në diçka të shfrytëzueshme – do të brengoseni më pak.

Ajo çfarë besojmë më së shumti, është ajo që ne duam. Gjithmonë do ta bëjmë atë që besojmë.

Jeni falënderues për ato që keni në jetë.

Lumturia që ndiejmë është proporcionale me dashurinë që ofrojmë.

Nëse jeni duke përjetuar dështimin, le të jetë një motiv që të përpiqeni përsëri. Provoni një rrugë tjetër.

Besoni intuitës tuaj. Intuita rrallë iu mashtron.

Duaje veten dhe mësoni për jetën. Këtë dashuri afrojani edhe të tjerëve.

اdo gjë që ju bëni, le të jetë rezultat i pasionit.

Dashuria nuk dhemb, ndjenja është shumë e mirë.

اdo ditë e re është një shans për një fillim të ri.

Dyshimi është një sinjal për “JO”. Nëse dyshoni, jeni të kujdesshëm dhe mendoni me kujdes.

Dhe momentet e vështira janë pjesë e jetës. Mos harroni, ato nuk zgjasin shumë, bëhuni të durueshëm.

Kur ndiheni ngushtë, mendoni se do të kalojë. Asgjë e keqe nuk zgjat përgjithmonë.

Jeni vetja.

Kur nuk e dini se çfarë të bëni, prisni me durim.

Në jetë, në disa pyetje nuk ka përgjigje. Zgjidhja vjen kur më së paku shpresojmë dhe kur më së paku e presim.


(c)Portalb
 
Titulli: Një nënë që vdiq nga kanceri, e ka lënë një mesazh për fëmijët e saj!

Shume pak fjale per te thene pak a shume sekretin e lumturise.Sa fjale te mencura e te vlefshme per kedo qofte, jo vetem per femijet e kesaj nene
 
Titulli: Një nënë që vdiq nga kanceri, e ka lënë një mesazh për fëmijët e saj!

Nene ma :)) <3
 
Titulli: Një nënë që vdiq nga kanceri, e ka lënë një mesazh për fëmijët e saj!

Nuik di ne do isha ne gjendje te veproja kesisoj...di qe njeriu ne momente te tilla behet egoist dhe mallkon cdo gje te gjalle per ate qe eshte nje fat i pamerituar......
 
Titulli: Një nënë që vdiq nga kanceri, e ka lënë një mesazh për fëmijët e saj!

Nqs i pyet njerzit si do deshironin te vdisnin, asnjeri nuk do preferonte te vdiste i tortuar dhe i bluar dite per dite nga nje semundje vdekjeprurse, sepse aq kohe sa ke tere trurin ne vend per te gjykuar dhimbjen tende dhe deshperimin qe shkakton tek njerzit e aferm, ske si te vdesesh i qet.

Fatkeqsisht, njoh personalisht rastin e nje djali qe ne moshen 8 vjecare humbi mamane nga kanceri i gjirit. 2 vjet rjesht, dite per dite e ka pare nenen e tij duke u shuar, duke aritur ne momentin qe slevizte me nga krevati e deri tek momenti final. Eshte nje femije( sot ka 25 vj) qe e ka pasur femijine e deshperuar, dhe per te cilen ska asnje zgjidhje. Sigurisht e ka kaluar momentin, eshte pajtuar me realitetin...por jane plage qe nuk sherohen.

Gjithsesi, ne menyre egoiste do thoja qe nje vdekje e papritur (qe sigurisht nuk le kohe as per lamtumire e as per keshilla) ben me pak dem...
 
Titulli: Një nënë që vdiq nga kanceri, e ka lënë një mesazh për fëmijët e saj!

Bashkohem me Zinen edhe pse ajo vdekja e tille pa mund e pa fjale eshte e rende per familjaret ..ne fund eshte pa shume vuajtje per ate qe shkon.
nje i semure qe diagnostikohet me ate lloj semundje deri ne castet e fundit nuk pajtohet me realitetin...po aq edhe familjaret. Dhimbja eshte therese...te duhet te buzeqeshes tere kohen...te duhet ti japesh force dhe te gelltisesh lotet. I semuri kalon faza..etapa qe te shkaterrojne e te lene per shume kohe me traum
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top