Një në katër persona vuan nga çrregullimet e ankthit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Psikiatrja: Brenda disa viteve, problemet mendore do të dominojnë në Shqipëri

Ankthi dhe paniku duket se kanë pushtuar të rinjtë dhe brenda pak vitesh problemet mendore do të kryesojnë listën e sëmundjeve në Shqipëri
Disa nga shenjat e ankthit janë frika nga vdekja, frika nga çmenduria, nervozizëm, pagjumësi, dhembje koke, dridhje, rrahje të shpeshta të zemrës
“Gjatë jetës janë gratë ato që përbëjnë përqindjen më të lartë të çrregullimeve të ankthit në krahasim me burrat”


shendeti-mendor-320x213.jpg


lda Hoxha

shendeti mendorAnkthi dhe paniku duket se kanë pushtuar të rinjtë dhe brenda pak vitesh, problemet mendore do të kryesojnë listën e sëmundjeve në Shqipëri. Psikiatrja Ariana Reli shpjegon se një në katër persona vuan shenjat e një prej çrregullimeve të ankthit, duke theksuar se kjo rritje është bërë shqetësuese vitet e fundit. Ndër shenjat e ankthit, të cilat janë pararendëse të sëmundjeve mendore, psikiatrja përmend frikën nga vdekja, frikën nga çmenduria, nervozizëm, pagjumësi, dhembje koke, dridhje, rrahje të shpeshta të zemrës.
“اrregullimet e ankthit janë në krye të listës së problemeve që lidhen me shëndetin mendor. Në vlerësimin e një rasti që referon ankth është shumë i rëndësishëm të bëhet diferencimi midis ankthit normal dhe atij patologjik.
Nëse ankth normal është përjetimi i ditës së parë të shkollës për një fëmijë të klasës së parë, ndërkohë konsiderohet patologji zgjatja për të paktën një muaj e frikërave të pajustifikuara dhe shenjave që shoqërojnë atë, në rastin e atakut të panikut apo ndonjë tjetër çrregullimi të ankthit”, shpjegon psikiatrja Reli. Përpos kësaj, shifrat tregojnë se ka rritje të të rinjve, të cilët diagnostikohen çdo ditë me këto probleme, të cilat sjellin edhe pasoja mendore.
Ndërkohë, në bazë të studimeve, rezulton se femrat janë më të rrezikuara se meshkujt, pasi stresi dhe ankthi që gratë përjetojnë është disa herë më i madh se burrat. “Gjatë jetës janë gratë ato që përbëjnë përqindjen më të lartë të çrregullimeve të ankthit në krahasim me burrat.
Ndërsa në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës statistikat tregojnë prekje 6-20 për qind. Tashmë është e dukshme rritja e rasteve që paraqiten për të kërkuar ndihmë për këtë problem dhe jemi përballë faktit se ky lloj çrregullimi ka prekur tashmë mosha të reja. Ndoshta kërkesat e kohës, mirinformimi dhe angazhimi për ta kapur sa më herët problemin, bëjnë që shqetësimet të referohen shpejt. Kjo ka rritur numrin e të diagnostifikuarve me probleme të ankthit”, deklaron psikiatrja Ariana Reli. Më tej, ajo këshillon se duhet një vetëstimulim, në mënyrë që të mos biem pre e ankthit, sepse kjo mund të çojë në probleme të tjera shqetësuese, që janë skizofrenia apo edhe probleme të tjera mendore.
“Në disa raste, ankthi është pararendës ose shoqërues i disa çrregullimeve të tjera psikiatrike si: depresioni, mania, skizofrenia, ankthi i gjeneralizuar, ataku i panikut, etj. Një tjetër anë e medaljes është ankthi i patrajtuar, i cili zakonisht precipiton në çrregullime të humorit dhe probleme të të menduarit. Kjo e detyron individin të kufizohet nga një sërë aktivitetesh, duke ndërhyrë dukshëm në funksionimin e tij social. Gjendje të tilla kërkojnë ndërhyrje më afatgjata për të rikthyer normalitetin”, shpjegon psikiatria. Ankthi është një emocion normal që provohet nga të gjithë. Ai është bashkëshoqëruesi ynë, i ndryshimeve dhe eksperiencave të reja, në kërkim të identitetit dhe qëllimeve në jetë.
Ndërkohë ankthi konsiderohet patologji kur ndikon gjendjen dhe sjelljen e personit, duke ndërhyrë në aftësitë e tij për të funksionuar normalisht, për një periudhë të caktuar kohore.
Psikiatrja këshillon më pak stres dhe më tepër aktivitet fizik. Gjithashtu duhet shmangur përdorimi i alkoolit, duhanit, madje edhe përdorimi i tepruar i kafesë. Përpos kësaj asnjëherë nuk duhet të kryejnë vetëmjekim, por për çdo problem dhe shqetësim, njerëzit duhet të paraqiten te mjeku psikiatër.
“Vetëmjekimi është i gabuar, edhe përdorimi i alkoolit për të harruar shqetësimet gjithashtu”, përfundon psikiatrja Ariana Reli.
g.shqip
 
Titulli: Një në katër persona vuan nga çrregullimet e ankthit

shume e vertete
keto crregullime ndihen kudo ne Shqiperi

vetem sikur ti kushtonin me shume rendsi ksaj teme dhe te ofronin me shume informacion dhe ndihme..
 
Titulli: Një në katër persona vuan nga çrregullimet e ankthit

Une skam turp ta them .......me ndodh here pas here nje situat e tille.....e gjithe kjo mbas lindjes....me par s'caja kok per azgje....
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top