Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ky është një artikull që është publikuar në një revistë financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

femer-e-bukur-perfekte-300x184.jpg

Vajza i shkruan një kabineti këshillimi investimesh, ku kërkon adresën e ndonjë burri të pasur me të cilin mund të martohej. Më e bukur është përgjigjia e njërit prej analistëve finanziar të këtij kabineti.

Ja letra që vajza ka dërguar :

“Jam një vajzë e bukur (ose më saktë shumë e bukur), 25 vjeçare, e arsimuar dhe kam gjithashtu shumë klas. Dëshiroj të martohet me një burrë i cili fiton të paktën gjysëm milionë dollarë në vit. Ndaj jam e interesuar të dijë nëse në dosjet tuaja keni të dhënat të disa burrave të pamartuar, të ve ose të divorcuar të cilët fitojnë jo më pak se 500.000 $ ose më shumë? Ndoshta keni dhe të dhënat e bashkëshorteve të burrave të pasur të cilat mund të jepni disa këshilla.

Unë kam qenë e lidhur me meshkuj të cilët fitojnë 200.000 $ – 250.000 $ në vit, por 250.000 nuk janë të mjaftueshme nësë dëshiroj të jetoj në Central Park West.

Ne kursin e Yogës kam njohur një grua e cila ishte martuar me një bankier i cili fitonte 500.000 $. Ajo jeton në Tribeca, për më tepër ajo nuk është as më bukur sa jam unë dhe madje nuk është as inteligjente. Atëhere çfarë ka bërë ajo, e çfarë nuk kam bërë unë? Si mund të arrij standardin e jetesës së saj?”

Raphaela S

Përgjigjja e ekspertit :

E lexova letrën tuaj me vëmendje, dhe pasi e studiova kërkesën tuaj me kujdes të madh, arrita në një analize financiare të situatës tuaj.

Së pari, dua t’ju them se unë nuk keni pse të humbisni kohën tuaj, unë personalisht fitoj mbi 500.000 dollarë në vit, megjithatë dua të dini sesi e konsideroj kërkesën tuaj.

Ajo çfarë ju ofroni, gje e cila mund të kuptohet nga burri që ju po kërkoni nuk është një marrëveshje e mirë, që do të thotë e keqe.

Ja përse:

Duke lënë më nje anë artificialitetin e kërkesës suaj, çfarë ju propozoni është diçka e thjeshtë për t’u kuptuar: Ju vini bukurinë tuaj fizike ndërsa unë që fitoj 500.000 $ në vit vë parat. Oferta është e qartë dhe e drejtpërdrejtë, megjithatë ekziston një problem: pasi ajo që është e sigurt është se bukuria juaj do të zbehet çdo ditë e më shumë derisa një ditë do të zhduket. Në të njëjtën kohë, të ardhurat e mia dhe pasuria ime ka gjasa të shumta të vazhdojë të rritet. Kështu që në terma ekonomike, ju jeni “një pasiv” që pëson një amortizim ndërsa unë jam “një aktiv” që prodhon dividentë. Pra, ju i nënshtoheni një amortizimi progresiv I cili bën që vlera tuaj ulet shpesh dhe shpejt.

Për të qënë më i saktë: Ju tani jeni 25 vjeç, jeni e bukur dhe ndoshta do të qëndroni përgjatë 5 apo 10 viteve të ardhshëm, por çdo vit do të jeni më pak e bukur, dhe kur do të krahasoni një foto të bërë sot me atë të viteve te adhshme do të shihni sesa jeni plakur.

Kjo do të thotë që ju aktualisht jeni në “fazën e rritjes”, kështu që është një moment i mirë për t’u shitur, por jo për t’u blerë.

Duke përdorur gjuhën e Wall Street, ai që ju ka aktualisht ka interes të ju ketë në “Trading position” (në pozita shitjeje) dhe jo në “buy and hold” (blejë dhe konservo) dhe tani për tani është ajo që ju ofroni.

Si rezultat, gjithnjë në aspektin ekonomik, martesa (e cila është një “buy and hold “ (blej dhe mbajë) me ju nuk është një marrëveshje e mirë si në një periudhë me afat te mesem, ashtu dhe në atë me afatgjatë. Megjithatë, në gjuhën e biznesit leasing-u (qeraja) mund të jetë një marrëveshje e arsyeshme për të cilën ne mund ta mendojmë dhe të diskutojmë së bashku. Mendoj se nëse ju më jepni garancinë se jeni “e sjellshme, me klas dhe shumë e bukur” ndoshta mund të jem qeraxhiut i kësaj “makine”. Megjithatë, kam dëshirë që të bëj atë që është një praktikë e zakonshme në biznes – një test që do të thotë “test drive” para se të konkretizoj operacionin.

Në përfundim: fakti që bën që blerja juaj është një marrëveshje jo e mirë për shkak të zhvlerësimit tuaj në rritje, ju sugjeroj një qira vetëm për periudhën gjatë së cilës pajisjet tuaja do të jenë në përdorim cilësor.

Në pritje për të dëgjuar nga ju.
burimi,lexo.tani
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Pergjigja e ekspertit,tamam e kompletuar.Shpresoj qe ky mesazh te vlej per te gjitha femrat qe e konsiderojn veten te bukura,dhe mund te ken gjithcka pergjithmone
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

femer-e-bukur-perfekte-300x184.jpg

Për të qënë më i saktë: Ju tani jeni 25 vjeç, jeni e bukur dhe ndoshta do të qëndroni përgjatë 5 apo 10 viteve të ardhshëm, por çdo vit do të jeni më pak e bukur, dhe kur do të krahasoni një foto të bërë sot me atë të viteve te adhshme do të shihni sesa jeni plakur.

Kjo do të thotë që ju aktualisht jeni në “fazën e rritjes”, kështu që është një moment i mirë për t’u shitur, por jo për t’u blerë.

[/I]

Kerkesa e vajzes eshte e qarte qe i pelqejne meshkujt me leke.....gje qe s'ka te beje me bukurine e saj por me personalitetin.....

Gjithsesi edhe eksperti e paska goditur me k'to rrjeshtat qe kam theksuar..... ne fakt kjo vlen per te gjitha vajzat qe kane 1 personalitet te tille, nuk me pelqen fakti si e kane shtjelluar konceptin e " Bukurise"
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Ne 2007'ten kjo pune. Nuk eshte publikuar ne reviste financiare por ne Craigslist, qe eshte si puna e çelsit.
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Ketu eksperti e sjelle shume mire konceptin e zhvleresimit me kalimin e kohes. Pra nje femer e bukur ne te 27-tat dhe e pakenaqur me partnerin, kerkon dike me me shume lek...i divorcuar, i ve, i pamartuar...per te s'ka rendesi, por sa para fiton, kjo po! Pastaj kjo puna e bukurise eshte sikur puna e vetures...sa eshte ne dyqan e ka vleren maksimale, sepse nuk i ka hip askush...dhe ka ZERO kilometra, por posa te dal nga dyqani me nuk vlen aq sa kur ishte mbrenda...e si do jete vlera e nje femre te bukur (prodhim i vitit 1972) ne vitet pas atij 2007 ...Paramendoni cfare akcize per import duhet paguar hahhaa
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Une nje gje di se mallin e mire e ka henger pazari gjithmon pa pyetur per cmimin andaj dhe kerkesa e goces nuk me duket absurde. Thjeshte po kerkon njerez qe kan xhepin per te blere gjera te rralla :)
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

te jesh e bukur e zgjuar dhe me klas nuk eshte pak
nje njeri qe fiton kaq para ne vit do te thote qe ka njefare moshe dhe nuk eshte sh i ri
fakti qe vajza merr parasysh nje gje te tille, i ul atij pike
te kesh nje partnere te tille ne krah, dmth te bukur dhe te zgjuar, si e quan vajza veten, eshte nje plus, pasi parate nuk kane vlere nese nuk di ti perdoresh
te kesh para dhe nje grua te shemtuar, eshte shpenzim dyfish, pasi ai do te kerkoje nje vajze te bukur per ti shpenzuar, sic ndodh rendom
pra do shpenzoje per gruan dhe ate tjetren, apo te tjerat ;) pra shume fish shpenzime
te te ofrohet nje vajze 25 vjec, do te thote qe eshte e 'qendrueshme ne treg' edhe per disa vite, 20 mbase edhe me shume, pasi njek femer mund te jete nje 'toke e pasur' deri ne nje moshe edhe me te shtyre... e sidomos nese do kishte lek, do te kishte me sh mundesi per trajtime, dhe sic dihet, bukuria, veshja, trajtimi, mund te zgjaten edhe me sh ne kohe... kete na e tregon eksperienca me modele, aktore, apo femra te bukura qe kane ngelur te pavdekshme ne historine e njerezimit

tendenca e bleresit per te ulur cmimin e ofertuesit bie...

plus te kesh nje partnere te bukur dhe te zgjuar ne krah do te thote te hapen shume dyer, kete e tregon eksperienca. nje person i zgjuar dhe qe e njeh tregun e di mire kete...

serish ai ska ditur te beje marketing te mire, pasi ne tentative per te zhvleresuar 'produktin' per ta blere ate me lire, ka deshtuar...
nje 'mall' i mire ka vlere ne cdo kohe... te jesh e bukur dhe zgjuar do te thote se e tille mbetet ne vijimesi, e bukur ne cdo moshe...

fundja leket e ruajtura jane thjesht aty ne llogari, pasi te mbushe vitet e pensionit zoteria shume shpejt mund te zevendesohet nga ndonje me i ri, qe madje mund te fitoje me shume nga ai... ne treg ekziston dhe rrisku

mos harrojme konkurrencen, ne tregun e lire, dhe ne bursen e wallstreet, ekziston mundesia qe te levizesh aksionet e tua, mjafton nje veprim i zgjuar i bukuroshes, dhe tak... bingo...

ka shume gjera... zoteria s'ka ditur te vleresoje oferten ...
do kete ndonje me te zgjuar ... ;)

te vleresosh 'potencialet' qe ke eshte pozitive, vajza ka treguar qe di te beje nje bilanc te drejte per veten, dhe di sa vlen... ;)
 
Redaktimi i fundit:

Ti mund te jesh e para qe ja ke fut ekspertit lol lol ishalla si bije ne sy pergjifja jot lol

Gjithsesi nga ca lexova me pelqeu pergjigja jote :D
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Kjo goca me duket nje nga ato femrat tipike te bukura por pa tru!!

Qe eshte e afte te shesi bukurin e saj per te qene plote me leke!
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Sa do te jete e bukur femra kur e qete veten pazar kuptohet cfare vlere ka ajo femer ! Nuk jeni mall me u shite ore , a keni tru fare more Zoti ju drejtofte .

P.sh., atyre femrave qe mendojn se jane te bukura , dhe kane mendjen e madhe , eshte ky nje shembull i mire ta ulin mendjemadhesin e tyre se askushi nuk jane ! Kur nuk ka 1 cent vlere nje femer e tille e bukur (shume klas , hahahah), e si mund te kete vlere nje femer me pak e bukur (pa klas) se kjo athere dhe eshte mendjemadhe ?!
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

"...Kjo do të thotë që ju aktualisht jeni në “fazën e rritjes”, kështu që është një moment i mirë për t’u shitur, por jo për t’u blerë"

Pjesa me e mire e pergjigjes ishte kjo siper..:)
Pergjigjen ja ka dhene duke u bazuar ne formulat e bisnesit. Natyrisht, perderisa edhe ajo goca eshte prezantuar si mall tregu, dhe duke vlersuar veten. Pra, ti vlerson veten me syrin e shitsit, dhe jo te blersit. Dhe mashkulli qe fiton nje gjysem milioni di te bleje, malle me vlera te tjera nga c'ofron kjo
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Bukuria nuk eshte gjithemon pamja e jashtme, sic e beri te ditur edhe pergjigja e ekspertit.ajo me kohen zhduket, mirepo bukuria e brendshme nuk e humb vleren asnjeeeeeheeerrrr,kjo eshte e vertetuar. dhe kjo vajza te ishte e mencur sdo kishte nevoj per nje kerkes te tille, se ajo nuk do vendoste cmimin mbi vlerat por rendesin...e ajo e ul veten ne nivelin e nje lypsje per cfare, para dhe te jetoj ne central park west...se atje do ishte tjeter...elhamdulilah sa mire jam edhe pse jetoj ne nje katund,te nje qyteti mini te vogel....dhe kam nje burre qe sfiton gjysme milion ne vite, te them te drejt asnjeher se kam pyetur sa fiton,as edhe intereson,ai me vlereson,edhe une ate
prandaj kujdes ,mesoni te vleresoni gjerat dhe tua dini vleren dhe jo vetem cmimin ...
 
Pe: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Logjikisht, shumë e vërtetë kjo që ka thënë eksperti.
Por, kjo qëndron vetëm në teori, kurse në praksë
i jap të drejtë kësaj zonjushës. Sa të ketë budallë,
edhe pazari do të ekzistojë! Rrushi është i verdhë,
vetëm për dhelpërën!
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

Nuk ka femer me budallaqe,se sa nje femer ku arritjet e saj jetesore i kerkon,apo tenton ti arrije nepermjet hireve te saj fizike..duke i "perdredh,hedhe,,llakos e ngjyros.."
Lum ajo femer qe harmonizo,bukurin e zgjuarsin,,e perdor te dyten per te afishuar te paren..:))
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

“Jam një vajzë e bukur (ose më saktë shumë e bukur), 25 vjeçare, e arsimuar dhe kam gjithashtu shumë klas. Dëshiroj të martohet me një burrë i cili fiton të paktën gjysëm milionë dollarë në vit.

Sa mir kjo qenka gershetu nga te dy anete pozitive lol edhe e bukur edhe e zgjuar ca don robi me shum ;)
 
Titulli: Nje mesazh per te gjitha femrat e bukura

mu nuk me shqeteson kjo goca , por shkrimi qe eshte perkthy ne google translate......zot ca mish mashi i kane bo tekstit

sa per temen....Goca di sa vlen dhe per aq kohe sa eshte ne "treg", kerkon te shitet me cmimin me te larte te ankandit.

cte keqe ka ne fund te fundit
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top