Një martesë kundër vdekjes

Love

βeℓℓe â๓e
Një çift britanik u detyrua që të përshpejtonte planet e tyre disa-mujore për një dasmë perfekte në dhjetë ditë, pasi një lajm tronditës goditi përfundimisht shpresat e tyre për një jetë të lumtur dhe të gjatë së bashku.

dhendri-1806lajm.jpg


41-vjeçari Chris Clark dhe 30-vjeçarja Charlotte kishin disa muaj që planifikonin detajet e dasmës, që do të kurorëzonte dashurinë e tyre disa-vjeçare.

Megjithatë, papritmas, Clark u ndie keq dhe i shoqëruar në spital, ai u përball me një lajm rrënqethës. Dhembjet e forta në bark, i shkakoheshin prej një kanceri të pashërueshëm në pankreas, i cili ishte përhapur në organet e afërta.

dhendri2-1806.jpg


Me tumor të tillë të përparuar, mjekët i bënë të qartë që nuk mund të bënin më asgjë për ta shëruar dhe se në rastin më të mirë, i mbeten vetëm gjashtë muaj jetë për të jetuar.

dhendri1-1806.jpg


Duke treguar një kurajo të jashtëzakonshme, Charlotte në vend që të zhytej në depresion, u motivua për të organizuar në një kohë rekord martesën e saj perfekte.

dhendri4-1806.jpg


Nga premtimi për të qëndruar besnike “deri sa vdekja t’i ndajë” përpara Zotit në kishë, tek dreka madhështore dhe muaji i mjaltit, për 30-vjeçaren gjithçka është një element më shumë për të realizuar përjetësinë e tyre të lumtur, në atë pak kohë që u mbetet bashkë në këtë botë.
Tch


dhendri5-1806.jpg


Sa e trishtuar po aq dhe e bukur.. :( :)
 
Titulli: Një martesë kundër vdekjes

Hmmm te dish qe do vdesesh ne nje moment te caktuar, eshte nje tragjedi (spo flas per moshen e re, sepse e nje 80 vjecar e ndjen te njejten drame).
Vdekja eshte ai evenimenti ne jete qe se di kur do ndodhi, jetojme por se dim sa. Shpresojme te kapim pleqerine, e mos na pushtojne semundjet deri sa mos e deshirojme me jeten, te kemi nje vdekje si i thone "natyrale- nga pleqeria". Por te maresh vesh qe ke nje semundje te pakurueshme, qe ke dhe 6 muaj, 5 vjet.... nje afat i CAKTUAR eshte tragjedi. Sepse e nqs e dim te gjithe qe do vdesim, nuk e pranojme dot qe "afati" do mbaroj ne nje date te caktuar.

Se si kane vepruar si cift, eshte per te admiruar.
Nuk eshte kollaj te pajtohesh me vdekjen, e me humbjen e njeriut te dashur ne moshe kaq te re.
 
Titulli: Një martesë kundër vdekjes

Me kujtoi filmin: A walk to remember...
 
Titulli: Një martesë kundër vdekjes

sa e trishte...

por, ka njerez qe vdesin ne mjerim, ky te pakten po vdes i lumtur
 
Titulli: Një martesë kundër vdekjes

Sa histori e bukur por nderkohe edhe e dhimbshme :( Mos u sprovofshim me semundje te tilla...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top