Love
βeℓℓe â๓e
Ishim siamezë.. shpinë më shpinë harruar
që njëri të ecte perpara tjetri ndalonte.. zvarritej..
tango me gafore shartuar..
hapa në të kundërt asaj botë të paanë..
vështrimet shtatzënë horizonte të ndryshëm larg
dhe sytë që i shihnin aq pranë..
një kurriz pranë..
dhe erdhi një cast kur dashuria dremiti shkujdesur
si grua e divorcuar kur e kupton që është vonë
me vithet kthyer nga orë e mbetur
pa vrarë mendjen cfarë do e ngrohë..
gjumin e tjetrit përgjuam..
ndërsa Yll' i Mëngjesit vidhte ëndrrën tonë..
(fragment nga "ONCE UPON A DECEMBER")