Nje histori e shkurter me nje femije me enderra te medha...

MasteR

I'm offline
Sot ne darke isha te kisha Lacit, kur po kthehesha te parkingu makines me tha pyeti nje djal rreth 14 vjec ne mund ta merrja deri posht ne qytet. Hajde, i thashe.
-Ca ben deri ne kte ore te Kisha? E pyta un.
- Shes qirinj, tha. Kam dal qysh ne 5 te mengjesit sot se esht e marte. Kam gjith diten, nuk po i ndjej mo komt, a ma ndez pak te ngrohtin e makines, me tha. Ka qen shi edhe ere sot gjith diten, shum ftoht, me kan ngri durt nga i ftofti, sa mezi hapja zinxhirin me i kthy kusurin grave te huja si bleshin qirinjt.
-A shko ne shkoll, e pyeta. A mso?
- Shkoj, ene jam zevendes president i shkolles, msoj, kam shum qef me msu, me pelqen historia ene gjeigrafia. Me matematiken e kam pak veshtire po me tjerat jam shum mire. Du qe tmsoj sa ma shum per venin tim ene historin e venit tim, se jena popull i vjeter ne o Gjin, o Bes mfal. Kam gjith diten tu shit qirinj ene tashi sa te shkoj ne shpi do msoj gjeografine se do ngrihem neser ne msim, e kam oren e peste. Babi ka qef si tvazhdoj per shkenca po un kam qef historin ene gjeografin, ene i kam thon qe per kta do vazhdoj.
- Ndiq endrren i thash un, se dhe mu babi im per shkencore ka dash me mcu, po bona ca me desh zemra mua dhe ja ku kam arrit. Megjithse mu kish mbledh nje lemsh ne ryk.
- Po po, se tgjith per ekonomik nuk kena per tvazhdu, i kam thon babit. Kam nji vlla ma tvogel qe sot bo 1 vjeq, ka ditlindjen. Do shkoj ne shpi tashi po do ta ket zon gjumi... O Bes maje ktu se do zbres tashi, tha ai.
Un nxorra 5 mij lek ja dhash, i thash coja vllait te vogel nga ana ime. Kur i dhash doren, dora e tij ishte akull e ftohte, aq sa ma ngriu zemren, me shpoi shpirtin. Ai zbriti, un kisha ngel pa fjal gjith rruges. Se pyeta as per emrin... Tani sa erdha me makine ne shpi, ndeza kondicionerin, po ulem te ha darke, te shoh pjesen e mbetur te ndeshjes ne tv, nderkohe qe ai do jete duke mesuar gjeografine dhe historine se do pyetet neser ne msim...
Ktheva koken ne femijrin time, zbathur ne rruget e Bubqit, prej tij djali sot, qe mkujtoi te shoh nga kam ardhur, per tmos humbur rrugen...
Zoti e ruajt dhe ti realizoj endrrat.
Zoti ju bekoft miqt e mi. Sinqerisht Bes Kallaku.
Status i bere ne vitin 2014, por ma kujtoi fb dhe doja ta ndaja perseri me ju.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top