Nje gysme fillim... (TRUE STORY)

…. Ate mengjes cicerimat e gezueshme te zogjve e therrisnin te zhytej ne det pranvere dhe lumturie por imagjinata ishte ne nje tjeter pranvere te enderruar,jo ne ate qe marsi solli bashke me aromen e kendshme te luleve te buzeqeshra ne kopsht.Humbur ne lartesite e paimagjinueshme te ndjenjave dhe emocioneve ajo hodhi hapin e pare te mengjesit dhe ne cdo hap pas tij belbezonte me teper se kendonte nje balade te vjeter dashurie.Mberthyer nga e panjohura dhe ky perjetim I pare qe zuri vend shpejt ne zemren e saj nuk ju desh shume kohe per t’u nisur drejt endrres qe kishte vetem pak kohe qe kishte filluar,por qe shpresonte me zemer qe nje dite te behej realiteti I shumepritur.Qielli ishte i kthjellet dhe I buzeqeshur,dhe cdo frymemarrje I ngjasonte me teper me levizjen e crregullt te te vetmes re qe heshtte e zhgenjyer ne kaltersine e pafundme.Edhe nje cast e ndante nga momenti qe sundonte mendimet dhe vidhte cdo qelize per ta mbajtur pergjithmone per vete,ai cast iu duk nje perjetesi.Papritur,iu duk se e kishte perballe,pikerisht ashtu sic kishte enderruar… Mbylli syte dhe I hapi serish ne nje sekond te ngjashme me nje vit,ai ishte prape aty.Kete radhe imagjinata nuk po rrokej ta genjente,gjithcka ishte e vertete.Ne krahet e te vetmes dashuri bota merrte nje tjeter kuptim,dhe cdo trendafil akoma I pacelur leshonte aromen qe I falte nje perjetesi,sepse ne ato momente cdo objekt mori formen e nje luleje te vecante,si prekja e pare e lehte e buzeve.Vec per dicka I erdhi keq,e ndjente aq shume sa nuk mund ti hapte syte per te pare shikimin e tij te bukur nderkohe qe buzet shuanin mallin dhe dashurine e fshehur pikerisht per ato caste.Cdo ledhatim ishte nje tundim drejt botes qe trupi dhe shpirti ia kerkonte,drejt henes vullkan qe ia digjte cdo ndjenje dhe e ftonte ne vallen e pashmangshme te te dashuruarit,te te ndjerit fort,te te qenurit nje.Nuk ishte vetem kaq,yjet do te shuheshin me ate prush ndjenjash,dhe rruzulli do te copetohej nga thirrjet e dashurise pasionante,por eshte me mire qe bota te ngel keshtu edhe per pak kohe,derisa perralla e ndertuar nga shpirtrat e paster te marr jete dhe ylberi I dashurise qe nuk shuhet kurre te shtoj ngjyrat e tij ne pafundesi.Shperthimet nuk kane fund,llava e vullkanit nuk shuhet asnjehere,puthjet e dy buzeve jane destinuar per te qene gjithmone se bashku,por ajo qe ka me teper rendesi eshte se ata… Po,ata te dy jane bere per njeri-tjetrin…
 
Po,shkrimi im... :) Prnd e kam vene edhe emrin te tille ketu,une shkruaj ..Besoj ne shtator do e bej promovimin e librit,deri atehere do ju kem ftuar :)
 
Taktike e mire kjo , te sterzgjatesh fjalen ose te tere kuptimin e fjalise . dmth ta mbushesh me ngjyra , emocion...

edhe pse jo gjithmon bukur , sepse i humb kuptimin vazhdimsise se ngjarjes , if we have a roman to read... (:

Gjithsesi te toleroj si 18 vjeçare qe je :P
 
Epo rrush i vogël,

te uroj mos te humbesh rrugen gjate udhetimit tat :) . Kjo esht bota me e bukur , esht larg realitetit...libri
 
Urime te uroj ne hapat e tu te pare te penes letrare..:)),Vetem suksese te kesh ..
Shume i ndjer krijimi ..!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top