Një gjyshe në shtije, 10-vjeçarja e ofron në "eBay"

elbruna

Anëtar i Respektuar
Një vajzë 10-vjeçare ka dashur të shesë gjyshen në sajtin më të madh të shitjeve online eBay. Ishte një shaka është shprehur më vone, por gjithsesi ajo ka tentuar ta tregtojë gjyshen, për të cilën kërkoi plot 20 mijë sterlina. Moderatorët e faqes e fshinë shitjen me urgjencë në bazë të rregullave kundër tregtimit të qenieve njerëzore. Për gjyshen 61-vjeçare Marian Goodall, që mbesa e kishte cilësuar si të mërzitshme, por interesante kishte mjaft oferta, madje përtej parashikimeve të vajzës.

Shitja filloi të dielën, kur Znj Goodall ishte e mërzitur pas kthimit nga spitali ku ishte shtruar për trajnim në gju. Zoe ishte ndjerë e shqetësuar nga gjendja e gjyshes dhe pa një pa dy e kishte nxjerrë në shitje. Babai i saj, Thomas Pemberton, 31 vjeç i cili kujdeset për nënën e tij me aftësi të kufizuara në shtëpinë e tyre në Clacton, tha: "Unë kisha dëgjuar që Zoe kërkonte më shumë qetësi, por nuk kisha asnjë ide se çfarë ajo ishte duke bërë në kompjuterin e saj. Ndërsa të nesërmen më tha unë kam vënë nënën në shitje, mbeta i habitur se si ajo ka mundur dhe si ka ditur ta bëjë këtë veprim. Më pas vajza ka thënë se kjo ishte një shaka", rrëfen babai i Zoe, për ngjarjen e pazakontë. "Oferta e parë ishte për 10.000 sterlina , pastaj e dyta për 20,000 dhe kur e pashë për herë të fundit në ueb, oferta ishte 20,541 sterlina. Edhe mamaja e mori me shaka duke thënë e shikoni se sa vlej", tregoi Thomas.

IKUB INFO
 
Back
Top