Një faqe tjetër e librit...

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Një faqe tjetër e librit...



Instiktivisht shikoj numrin e faqeve, buzëqesh hidhur... ''Qenkan faqet e fundit...''
E zhytyr shpirtërisht në ëndërr, mes shkronjave, personazheve … ndjehem pjesë e historisë.


A thua jam unë personazhi kryesor?


Një histori Hirusheje, histori e një luftëtareje, histori e një vajze të brishtë, historia e një vajze që qesh, historia e një vajze që qan, historia e një vajze që ëndërron... dhe pret që ëndrrat të realizohen... pret...


Historia e dikujt si unë!


E fortë, e dobët … mes buzëqeshjeve të përlotura duart zgjat të prek qiejt e ëndërrt.
E ashpër, e ëmbël... e frikësuar, trime.. krenare, ''e ul hundën'' … kokëfortë, ''hap rrugë''...e thjeshtë, me huqe... dikush, askush... një zë, një heshtje... një tingull, një qetësi... një britmë, një pëshpëritje... e njëjta ëndërr.


Të kundërta dhe të njëjta!
Gjithmonë unë!
Gjithmonë ndryshe, në fund e njëjta!


E veshur me shumë dashuri dhe plot frikë.
E veshur me shumë buzëqeshje, e larë me lot.
E veshur me optimizëm, e grrisur thellë në plagë të gjakosura me copëza pesimizmi.
E veshur me shumë besim, me fjongo lidhur shumë sinqeritet.
E veshur me mall, përqafuar me ikjen.


Gati për fitore, rrëzuar prej humbjes!
Rrëzuar gjithmonë, të rri ulur e rënë asnjëherë.


Historia e dikujt si unë!


Shkruan si unë.
Dëgjon si unë.
Vepron si unë!
Flet si unë!
Qesh si unë!
ثshtë unë!


Historia e asaj që do ecë përpara, që ka frikë të rri në vend, që i trembet vetmisë, e që kërkon shpesh të bëj apelin e personazheve në jetën e saj.


Historia e asaj që s'di të thojë fund, por veç fillim!
Historia e asaj që shkruan shpesh ''unë'', i vetmi personazh që nuk do t'i mërzitej për gërmat ku e ngatërron.
Historia e asaj që beson në All-llah dhe në botën e përjetshme pa pikë dyshimi.
Historia e asaj që beson në diell e në buzëqeshje.
Historia e asaj që beson në miqësi e në të vërteta.
Historia e asaj që nuk don të njeh urrejtjen ndaj askujt.....

Historia e asaj që nuk lodhet së besuari, së dashuri, së përqafuari mallin pafundësisht!


Po pushoj së lexuari...!

Por...

Një histori e bukur... do lexuar... ende... vetëm me rregullimet e duhura në skenar...!

Dhe shpesh herë i ndalon lotit hyrjen në sytë e saj


Më kot këmbëngul.
Jo nuk të lë të lirë.
Do të qëndrosh aty, të kam mbërthyer fort me qerpikë. Kafaz i kam bërë për ty.
Ti nuk kërkon vetëm lirinë tënde.
Ti je shkrepëtima e parë e një stuhie.
Kur ti bie nuk pushoj dot më.
Mos e lejo të ndodhë kjo.
Nuk kam fuqi për një stuhi sot, një stuhi lotësh.
Boll është nata gri, mbuluar me re të zeza shiu.
Të kam burgosur i dashur lot.
Të lutem të qëndrosh aty ku je bashkë me shokët e tu.


Kam nevojë të jem e qetë këtë mbrëmje.
Kam nevojë të buzëqesh.
Kam nevojë të mos mendoj.
Kam nevojë të kem qetësi.


I dashur lot, buzëqeshja do më ngroh fytyrën, kur stuhia jote dimërore, do dëshirojë të lindë.
Më vjen keq, sot nuk do ketë stuhi.
Qëndro aty ku je.
Sot kam diell natën.
Buzëqeshja do e shkëlqejë këtë natë e ëndrrat ngjyra do t'i japin.
Bëj gjumin e ëmbël, kafazin e qerpikëve, jo s'ta hap, je ende i burgosur.


Natën e mirë stuhi, sot e ke pushim.
Dhe të lutem eja vetëm kur me të vërtetë është e nevojshme dhe jo kur të duash ti dhe pa asnjë arsye.

Nga sytë e çmuar ku e keni vend daljen tuaj....



Autor: Anum


KurandheSunnet
 
Back
Top