Nje Deshire

Kresha

A pretty face can never trick me
Ahmet Tashgetiren

Falenderimet jane vec per Ty, o Zot. Ti je Drita e tokes, e qiellit dhe e cdo gjeje qe ndodhet ne to...

Falenderimet jane vec per Ty! Ti je Ai qe i jep jete tokes, qiellit dhe cdo gjeje qe ndodhet ne to.

Falenderimet jane vec per Ty, o Allah! Ti je Sunduesi i tokes, i qiellit dhe cdo gjeje qe ndodhet ne to.

Falenderimet jane vec per ty, o Zot! Ti je e Verteta...Premtimi Yt eshte i vertete. Takimi me Ty eshte i vertete. Fjala Jote eshte e vertete. Xhenneti Yt eshte i vertete. Xhehennemi Yt eshte i vertete. Te derguarit e Tu jane te vertete...Muhammedi (a.s.), eshte i vertete. U dorezova tek Ty, o Zot! Te besova Ty. U mbeshteta tek Ti. U drejtova nga Ti. Luftova dhe u perpoqa per Ty. Ne cdo ceshtje zgjodha gjykimin Tend. Me fal, o Zot! M'i fal te gjitha gjynahet e se shkuares dhe te se ardhmes, te hapurat dhe te fshehtat...Ti je fillimi i fillimit dhe fundi i fundit...Pervec Teje nuk ka Zot tjeter, o Allah.

Vetem Ty te adhurojme dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme, o Zot...

Prej Teje deshiroj te me falesh...Deshiroj falje, deshiroj falje, o Zoti im i Madheruar, o Bujari, o Meshiruesi, o i Pashoqi, o i Gjalli, o Mbajtesi dhe drejtuesi i cdo gjeje! Pendohem, o Zoti im...Prej Teje deshiroj te me japesh forcen per t'u penduar, deshiroj falje, rrugen e drejte dhe ndricimin e saj...Ti je Ai qe e pastron njeriun ne ujevaren e pendimit. Ti je Ai qe e mbulon ate ne meshiren Tende...Ti je ai qe i mbulon me meshire te pashpreset si ne, qe i kane bere padrejtesi vetvetes...

Jam ne deren Tende, o Zot. Te pergjerohem dhe strehohem tek Ti...T'u drejtova me pergjerime ne vetmine qe kaplon nata. Erdha ne deren Tende...


Ti je Zoti im, o Allah...Nuk ka Zot tjeter pervec Teje. Ti me ke krijuar. Une jam robi Yt. Une po e mbaj premtimin qe te kam dhene. Me aq sa kam fuqi po qendroj aty ku te kam premtuar, o Zot. Strehohem tek Ti prej puneve te keqija qe kam bere. I pranoj edhe miresite qe me ke dhuruar, edhe gabimet e mia. Fali gjynahet e mia o Zot, sepse pervec Teje nuk ka askush tjeter t'i fale.

Mbase lotet tona nuk jane edhe aq te pastra sa lotet e Resulit Tend, Muhammedit (a.s.), i cili ra ne ***hde dhe t'u pergjerua ne Beder...

Por Ti je Zoti im qe ke thene: "Nese nuk do te ishte lutja juaj, cfare t'ju beje Zoti"...

Ti na e mesove lutjen...Ti i shkrove ne zemrat tona cilesite e Tua Rrahman dhe Rrahim...Ti i shkrove shpresat tona. Ti na mesove si te ruhemi prej humbjes se shpreses. Ti ke thene: "Lutmeni qe t'ju pergjigjem"... Ti je Ai qe..."nuk e braktis premtimin"...Ti ke thesare te pashterrshme...

Zoti im, ne po te lutemi ne deren Tende dhe te besojme Ty...

Na mbulo me meshiren Tende, ne token tone tek njerezit tane...

Hapi dyert e meshires, o Zoti im!

Na jep zemra te shendosha!

Na jep zemra qe do te te duan Ty...Na jep zemra qe do t'i duan ata qe do Ti...


Na jep ato qe robi Yt Muhammedi (a.s.), te ka kerkuar ne lutjet e veta...

Na e bej te dashur malin e Uhudit, guret, zogjte dhe lulet e tij ashtu sic i bere te dashura per ate...

Na i bej te dashur femijet, grate dhe nevojtaret...

Na e bej te dashur bukurine...Na e bej te mundur te kuptojme bukurine.

Na i bej te dashur besimtaret e se shkuares dhe te se ardhmes...Mos ler ne zemrat tona as ndjenjen me te vogel te zemerimit e te hidherimit ndaj besimtareve...

Ne jemi qenie te dobeta. Ne kohe te veshtira, lutjet dhe pergjerimet tona behen lume e perrua. Gjate koheve me furtuna mblidhemi tek dera Jote. I gjithe njerezimi mblidhet aty dhe qielli jehon me thirrjet "Zoti im, Zoti im"...

Pastaj, harresa eshte nje prej dobesive te natyres sone...

O Zot! Na meso te qendrojme me durim per nje kohe te gjate ne prag te deres Tende. Na ruaj prej harreses. Na bej prej atyre qe, kur bie muzgu i mbremjes, ne zemrat e tyre ndizen kandila, qe u ndricojne zemrat nga qendrimi me Ty...

O Allah! Mos na sprovo me tiranine dhe tiranet...

Mos na e sill mbi krye ate qe nuk do te kete meshire per ne.

Mos u jep fuqi te pameshirshmeve, o Allah!

O Allah! Shuaja etjen buzeve tona te djegura nga malli. Jetojme ne nje bote ku perdite shtohen te shtypurit. Na jep durim dhe force per te rezistuar. O Allah! Mos na sprovo me ate ndaj se ciles nuk mund te rezistojme.

O Allah! Na ruaj prej gjerave nga te cilat do te turperohemi kur te dalim para Teje, para Profetit tone. Muhammedit (a.s.) dhe para besimtareve te tjere.

O Allah! Na ruaj prej gjendjeve qe do te na detyrojne te ikim prej njeri-tjetrit ne ate dite te veshtire. Mos lejo te biem ne ate gjendje qe kembet dhe duart tona te ikin prej te njohurve tane ate dite...


O Allah! Jemi gjithmone te varfer dhe nevojtare per Ty...

Pasuria eshte e Jotja, fuqia eshte e Jotja...Jeta dhe vdekja jone eshte me doren Tende...Kemi nevoje per Meshiren, per Faljen, per Ndihmen dhe per Mbrojtjen Tende! O Allah mbroji dhe ndihmoji ata qe jane ne rrugen Tende...

O Zot! Na jep diell, na jep hene, na jep shi, na jep bore, na jep lule, na jep ngjyra, na jep arome e bukuri...

O Zot! Ruaji pemet, ruaji udhetaret, jepu sherim te semureve qe te drejtohen Ty per sherim, ruaji femijet, te moshuarit dhe te rinjte tane...

Na jep driten e syve...Zgjeroji dhe rehatoji zemrat e shpirtrat tane...

Na jep buzeqeshje prej asaj qe ka ngelur prej Muhammedit (a.s.)...

Na jep ndjenjen e dhurimitn dhe altruizmit...

Na ruaj prej koprracise, o Zot! Na ruaj prej zemerimit dhe prej smires...Na ruaj prej lakmise,dyfytyresise dhe mendjamadhesise...

Na ruaj prej shkujdesjes...Na ruaj nga ato momente, kur ne nuk te ndjejme me afer se damari i qafes...

Ti je Sunduesi i zemrave...Madje dhe njeriu qe krijove si meshire per botet te lutet: "O Zoti im, qe i kthen dhe i rrotullon zemrat! Beje zemren time te qendrueshme ne fene Tende". Pra, o Zot jepi jete zemres sone me fene Tende!...


Beji namazet tona caste takimi me Ty...

Bej qe t'i kuptojme me shpirt e me zemer lavdet, falenderimit dhe perkujtimet qe te bejme Ty...

Femijet tane jane amaneti Yt...Ti na sprovove me ta...Mos na turpero ne kete sprove. O Zot! Beji ata udhetaret e rruges Tende, te dashurit e dashurise Tende. Mos i privo dhe mos i deno ata per fajin tone, as ne kete bote dhe as ne boten tjeter dhe jepu atyre lumturi ne te dyja botet...

Rrethoji familjet tona me meshiren Tende, o Zot! Na bej njerez qe bartin lumturine nga kjo bote ne tjetren...Beji bashkeshortet tona driten e syve tane dhe dashurine tone atmosfere ku qetesohen dhe pastrohen shpirtrat tane...

Thuaj: "Kerkoni rruge per tek Une...!"

Thuaj: "Lutmeni mua...!"

Ja lutjet tona, ja kerkimi i rrugeve per tek Ti..."Ihdina/ na udhezo...! Na trego rrugen, o Allah!"
Na udhezo ne rrugen e drejte...Nese nuk na e tregon Ti rrugen, nese nuk na mban Ti ne rrugen Tende, ne nuk mund ta gjejme dhe nuk mund te qendrojme ne ate rruge.

Librin Tend beje udherrefyes per ne, o Allah...! Le te jete libri Yt kriteri i zemres sone...Ndersa i Derguari Yt, udhezuesi yne i perjetshem...Le te perfundoje rrugetimi yne vetem nen flamurin Tend, o Allah...

Jepu drite syve dhe shpirtrave tane prej dashurise se Muhammedit (a.s.)...Dashurite tone te mburren me dashurine e tij...

O Zot!Mesoju lutje te bukura gjuheve tona...Lutje qe do te arrijne tek Ti...

Kerkojme kenaqesine Tend, o Allah! E cfare kuptimi ka ardhja jone ne kete bote, nese nuk mundemi te te kenaqim Ty?

Na krijove si njerez...Na e mundeso te dalim para Teje si njerez dhe te jemi te kenaqur qe jemi njerez...Mos lejo qe te detyrohemi te themi :"Ah sikur te isha dhe!"...

O Allah! Na e mundeso qe Meleku Yt te na e marre shpirtin vetem si muslimane...Na bej prej atyre qe do ta konsiderojme dasme e feste takimin me Ty...

Fytyren tone e kthyem nga Ty, o Allah. U dorezuam tek Ti...Mos i ler pa lutje zemrat tona...Ti je i Plotfuqishem per cdo gje...

Amin!...



Marre nga revista edukativo-kulturore, Etika !
 
Back
Top