Një deputete... shurdh-memece në parlamentin austriak

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Vjenë - Deputetja ekologjiste e Partisë së Gjelbër, Helene Jarmer, shurdh-memece, bëri betimin sot në mëngjes në parlamentin austriak, si deputetja e parë me këtë handikap në këtë asamble.
Deputetja, 38 vjeçe, zë vendin e patriotes së saj Ulrike Lunacek që u zgjodh më 7 qershor në Parlamentin Evropian.

Jarmer, prindërit e të cilës ishin shurdhë-memecë, por që vetë kishte lindur pa këtë mangësi, e humbi dëgjimin gjatë një aksidenti me makinë në moshën dy vjeçe.

Mësuese matematike dhe vizatimi, ajo ka ndjekur studime të specializuara për shurdh-memecët në Austri dhe SHBA, ku është diplomuar në Universitetin e Washington D.C. për gjuhën amerikane të shenjave.

Ajo militon aktivisht që prej 10 vjetësh për integrimin e shurdh-memecëve në sistemin shkollor në shoqërinë austriake, duke krijuar veçanërisht një faqe interneti me informacion të specializuar.

E zgjedhura shurdh-memece do të asistohet në mënyrë permanente nga një interpretuese e gjuhës së shurdhëve dhe të gjitha seancat e parlamentit austriak do të përkthehen tash e tutje në gjuhën e shurdhëve.

Për të bërë betimin ajo arriti me vështirësi të shqiptonte dy fjalët "ich gelobe" nën duartrokitjet e të gjithë deputetëve austriakë, kolegëve të grupit të saj të Gjelbër, të cilët tundnin të dy duart, që është përkthimi i duartrokitjeve në gjuhën e shurdhëve.

Jarmer është deputetja e tretë shurdh-memece në Evropë që ulet në një parlament, pas zgjedhjes së konservatorit hungarez Adam Kosa në parlamentin evropian dhe të independentistes belge flamande, Helga Stevens në parlamentin*start*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top