Një çift ‘gay’ kërkon të martohet
‘55 shades of gay’, Neziraj sjell teatër për LGBT
Jeton Neziraj i njohur për lidhjen e tij me dramaturgjinë dhe teatrin, do të ngjisë së shpejti në skenën e Teatrit të Qëndrës Multimedia në Prishtinë, një vepër ndryshe. Në kohën kur filmi i njohur “50 hijet e Greyt”, vazhdon të bëjë xhiro në kinemanë botërore, ai kërkon përmes këtij titulli të sjell anën tjetër të një dashurie, si “50 shades of gay”.
Tashmë koncepti I dashurisë ka ndryshuar, dhe modeli I saj nuk mund të jenë vetëm një djalë dhe një vajzë por dhe dy njerëz të së njëjtës gjini. Neziraj do të sjell një histori mbi komunitetin e LGBT-së, I cili përtej shqetësimeve të tij si komunitet, ka qenë shpesh preh e abuzimeve sidomos për fonde. Në emër të një seksualiteti ndryshe në vendet e Ballkanit ka pasur shpesh dhe abuzime për fonde.
Të drejtat e njeriut shpesh janë keqintepretuar, për arsye përfitimi. Sa të hapur jemi ne si shoqëri për ti pranuar tema të tilla, aq më tepër në teatër? A jemi gati për një revolucion seksual? Subjekti I shfaqjes është ky: Një çift gay bën kërkesë për martesë në një qytet provincial konservativ dhe thellësisht homofob. Kërkesa bëhet në kohën kur shoqata italiane Don Bosco ka nisur në qytet ndërtimin e një fabrike për prodhimin e prezervativëve, një projekt ky që është përkrahur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe që synon zvogëlimin e papunësisë në atë qytet ku papunësia shkon deri në 90%. Intelektualë, artistë, politikanë, përfaqësues të fesë e bombahedhës profesionistë angazhohen që kjo martesë të mos ndodhë, pavarësisht se martesa e çifteve të së njëjtës gjini lejohet me kushtetutën e vendit, të cilën kryeministri e ka nënshkruar sipas udhëzimeve të BE-së.
Në këtë shfaqje do të intepretojnë aktorët Tristan Halilajt, Bujar Ahmetit, Shengyl Ismailit, Semira Latifit dhe Alketa Sylajt. Për skenografinë dhe kostumet e kësaj shfaqje do të përkujdeset disenjatori gjerman Sebastian Ellrich, për muzikën e shfaqjes kompozitorja serbe Irena Popoviq, ndërsa koreograf do të jetë valltari francez Florian Bilbao.
(gazeta-Shqip.com)