Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

Një asteroid që gjendet pothuajse në të njëjtën orbitë me tokën, do të bëj një kalim të “afërt” të mërkurën, me planetin tonë, por nuk ka asnjë mundësi përplasje për të paktën disa qindra vjet, thanë astronomët e NASA-s.

“Nuk ka asnjë rrezik të përplaset me tokën. E dimë se ky nuk do të godasë tokën për disa qindra vjet, por vëzhgimet e reja do na lejojnë të parashikojmë orbitën e tij për një periudhë kohe të madhe në të ardhmen”, njofton në deklaratën e tij astronomi i NASA-s, Lance Bener.

Asteroidi i quajtur Toutatis afrohet me tokën çdo 4 vjet.


C2AA29DE6B34D5F30BEC12F353E070B1-300x187.jpg


Gjatë afrimit të tij, ditën e mërkurë “shkëmbi qiellor” do të kalojë rreth 7 milion km larg tokës, distancë e cila është rreth 18 herë më e madhe se distanca e tokës nga hëna.

Sipas NASA-s, pavarësisht se ka një diametër 4,3 km, dhe është pothuajse në të njëjtën orbitë me tokën, quhet një objekt potencialisht i parrezikshëm për të ardhmen.

Toutatis, u identifikua për herë të parë në vitin 1934 dhe orbita e tij u konfirmua në vitin 1989.

Në vitin 2004, asteroidi kaloi pranë tokës vetëm 4 herë më larg se distanca e tokës nga hëna, domethënë shumë më afër se distanca me të cilën do të kalojë këtë herë.

Astronomët duke përdorur radarë dhe teleskopë të fuqishëm mund të masin mirë këndin apo pozicionin e Tautatis, rrotullimin e tij të pazakontë, rrugën, duke arritur kështu të vlerësojnë udhëtimin e tij në të ardhmen./alb-observer.
 
Titulli: Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

alb-observer eshte si nje sit ufosh, ne vend qe te bejne punen e tyre si agjenci lajmesh lol
 
Pe: Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

Oj ti, pse nuk e le të na tregosh pas 21 dhjetorit...? :naten::mosqaj::krevat: (të flejmë së paku rehat)

Sinqerisht, ky qenka rrezik potencial për Tokën.
Nëse ky ka kaluar vetëm 4 herë më larg se Hëna,
një ditë mundet edhe ta godasë!
 
Titulli: Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

alb-observer eshte si nje sit ufosh, ne vend qe te bejne punen e tyre si agjenci lajmesh lol
hahahahahahamm ku e gjete kete krahasim lol..gjithesesi me mire merret me orbitat jashte tokes lol,,se me keta orbitaret shqiptar e ka te veshtir ti sjell ne kohe reale,,me sa duket..;p
 
Titulli: Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

alb-observer eshte si nje sit ufosh, ne vend qe te bejne punen e tyre si agjenci lajmesh lol

LOL

Hajt do dal tia bej me dore :P
 
Titulli: Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

hahahahahahamm ku e gjete kete krahasim lol..gjithesesi me mire merret me orbitat jashte tokes lol,,se me keta orbitaret shqiptar e ka te veshtir ti sjell ne kohe reale,,me sa duket..;p

Alb-observer e kam edhe si mik ne fb. sa here postojne gjera koti pa lidhje vetem per marketing. Sa me shume klik qe behen ne sit aq me shume fitojne padronet e saje. Natyrisht pastaj per te bere sa me shume klik ne sit duhet te thuhen sa me shume budalliqe...;)
 
Titulli: Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

Te rent plasja Alb-observer qe na tremb kot se koti me keto lajme.na lini mo me jetu dhe keto 100 vite qe na kan ngelur LOLLOLLOLLOLLOL
 
Titulli: Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

Futuni ne forum me koke se do shpetoni
 
Titulli: Një asteroid shumë i madh do të vizitojë tokën

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back