Një anije me ndihma pritet të arrijë në Gazë nesër

Kresha

A pretty face can never trick me


Aktivistë pro-palestinezë thonë se një anije transporti me 20 tonë ndihma pritet të arrijë në Gaza nesër, një lëvizje që mund të sjellë si rezultat një përplasje tjetër me Izraelin.

Organizatorët e Lëvizjes për një Gazë të Lirë nxorrën një deklaratë sot duke thënë se anija Rachel Corrie është në ujrat ndërkombëtare rreth 240 kilometra larg Gazës. Ata thonë se anija është e ngarkuar me materiale ndërtimi, letër dhe furnizime të tjera që Izraeli, siç thonë organizatorët nuk i lejon për banorët e burgosur të Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i tha kabinetit të tij dje se anija nuk do të lejohet të arrijë në Gaza. Zyrtarët izraelitë thonë se aktivistët mund t’i shkarkojnë mallrat në portin jugor izraelit të Ashdodit.

Të hënën, tetë turq dhe një amerikan me origjinë turke vdiqën pasi komandot izraelite bastisën anijen e tyre. Aktivistët ishin në një anije që ishte pjesë e një misioni ndihmash organizuar nga një grup turk që do të thyejë bllokadën tre vjeçare izraelite të Rripit të Gazës./voa/
 
Titulli: Një anije me ndihma pritet të arrijë në Gazë nesër

Izraeli është shteti që ka thyer të gjitha ligjet ndërkombëtare kurse bota e sheh me indiferencë . E pakuptueshme, edhe unë jam për një Palestinë të Lirë.
 
Back
Top