Një 13-vjeçare shqiptare ka bërë që të këndohet shqip, në shkollën ku ka studiuar kry

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një 13-vjeçare shqiptare ka bërë që të këndohet shqip, në shkollën ku ka studiuar kryeministri grek

flamur-shqiptaro-grek-640x340.jpg


Vetëm të rinjtë mund të kapërcejnë barrierat që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ky është rasti konkret se si një 13-vjeçare shqiptare ka bërë që të këndohet shqip, në gjimnazin ku ka mbaruar studimet edhe Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.



Në koncertin e organizuar me rastin e festave të fundvitit në Gjimnazin e Dytë Piramatiko, në Athinë, 13- vjeçarja shqiptare, Marinea Plaka dhe kori i fëmijëve të kësaj shkolle, interpretuan në gjuhën shqipe këngën “Ja na erdhi Viti i Ri”.

Ashtu sikurse thotë për ATSH-në nxënësja shqiptare e kësaj shkolle, që kur u prezantuan me tekstin në shqip, fëmijët dhe mësuesit e pëlqyen shumë këtë këngë duke e përfshirë në repertorin e koncertit me rastin e festave të fundvitit.

Që nxënësit shqiptarë shkëlqejnë kudo ku jetojnë dhe studiojnë, kjo është pak por e sigurt, dhe ky është një shembull pozitiv i integrimit të tyre në shtetin fqinj, Greqi. /ATSH/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


b;thealbanian
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top