Niveli i Korrupsionit ne Shqiperi

alfonci

Veri investigatio
Këto ditë u zhvillua
Konkursi
Ballkanik i Korrupsionit,
ku mori pjesë
edhe një delegacion
i nivelit të lartë nga
vendi ynë.
Kryetari i jurisë, një
kryetar fi si indianësh
të Amerikës,
përcaktoi rregullat
e konkurrimit: çdo
pjesëmarrës do të
ecte në një rruge, të
ndërtuar enkas për
këtë pune dhe sipas
shkallës së zhytjes
në baltë, do të dilte
edhe niveli i korrupsionit në vendin përkatës. I pari e kaloi rrugën kryeministri
grek, Karamanlis. Këmbët iu zhytën në baltë deri te kërciri. Pastaj eci në këtë
rrugë ai maqedonas Gruevski. Balta i vajti deri afër gjurit. Pastaj radha e kryeministrit
shqiptar, Sali Berisha. Ai eci në rrugë kryelartë dhe me hap rreshtor. Balta
i zuri vetëm takat e këpucëve. Kjo shkaktoi habinë e të pranishmeve, dy prej
të cilëve (Drejtori të FMN-së dhe atij të BERZH-it) u ra të fi kët në vend. Qindra
e qindra gazetarë, nga të gjitha anët e botës, u mblodhën përreth kryeministrit
tonë dhe e bombarduan me pyetje. Madje sapo mori vesh lajmin vetë Presidenti
i Amerikës, Xhorxh Bush nxori menjëherë urdhrin e shkarkimit për kryetarin e
CIA-s dhe për nëpunësit e Shtëpisë së Bardhë, qe mbulonin Shqipërinë se ata
i kishin thënë, që “Shqipëria është vendi më i korruptuar në botë”. Berisha po
u përgjigjej pyetjeve të shumta, me një nervozizëm, që vihej re dhe kur pa, se
pyetjet s’kishin të mbaruar, iu kthye gazetarëve: “Ju lutem, pak shpejt, se jam
mbi supet e Fatmir Mediut!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top