Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane, kriteret kualifikuese

ida angel

:)
V.I.P

Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane, kriteret kualifikuese



lotari-300x281.jpg


Ashtu siç ishte parashikuar sot nga ora 18: 00 e pasdites nis aplikimi i Lotarisë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë – DV). Aplikimet do të përfundojnë në orën 18:00 të datës 5 Nëntor 2011.

Ashti si dhe vitet e mëparshme në Lotarinë amerikane nuk ka asnjë tarifë për t`u regjistruar për lotarinë. E vetmja tarif e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.

Regjistrimi mund të bëhet nga çdo kompjuter që është i lidhru me internet në faqen: www.dvlottery.state.gov. Rregullat e aplikimit për lotarinë amerikane nuk kanë ndryshuar por megjithatë ashtu si dhe në lotarit e mëparshme prioritet do të ketë kualifikimi si dhe arsimimi.

RREGULLAT


1- Ata që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dinë se aplikanti duhet të regjistrohet vetëm një herë në vit.

2- Aplikanti (kryesor) duhet të përfshijë bashkëshortin/en dhe fëmijët nën 21 vjeç në aplikim, përfshirë fëmijët e adoptuar, fëmijët e bashkëshortit/es nga martesa të mëparshme (thjeshtërit) dhe fëmijë, të cilët mund të mos jetojnë aktualisht me të.

3- Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët, të cilët në momentin e regjistrimit tuaj për lotari janë shtetas amerikanë apo rezidentë të përhershëm ligjorë.

4- Për t`u kualifikuar për lotarinë nëpërmjet arsimit, aplikanti kryesor duhet të ketë kryer shkollën e mesme me kohë të plotë. Edukimi me korrespondencë, pa shkëputje nga puna ose natën, edhe ai 5-vjeçar, nuk është i mjaftueshëm për kualifikim.

5- Nëse në momentin e intervistës, në seksionin konsullor rezulton se aplikanti kryesor është regjistruar më shumë se një herë (brenda një viti) ose nuk ka përfshirë një person nën varësinë e tij, aplikanti do të s`kualifikohet edhe nëse ai është përzgjedhur për lotarinë dhe/ose ka paguar tarifën e intervistës.

6- Pas regjistrimit me sukses për lotarinë, në ekranin e kompjuterit duhet të shfaqet një numër konfirmimi i aplikimit (Application Confirmation Number). Numri i konfirmimit duhet ruajtur të paktën deri në qershor 2013. Numri i konfirmimit është e vetmja mënyrë për të parë nëse aplikanti (dhe familja e tij) është përzgjedhur.

7- Nëse aplikanti përzgjidhet, kjo është e vetmja mënyrë për të parë se kur është planifikuar data e tij e intervistës.

8- Nëse aplikanti humbet numrin e konfirmimit, nuk ka asnjë mënyrë për ta rigjetur atë nëpërmjet seksionit konsullor apo Departamentit të Shtetit, ndaj duhet ruajtur.

9- Asnjë fitues nuk do të njoftohet nëpërmjet postës apo e-mail-it.

shekulli.com
 
Pe: Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane, kriteret kualifikuese

Hajd Pacim Fat thuaj tani :p
 
Pe: Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane, kriteret kualifikuese

Ju faleminderit shume. Jemi te zenun
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top