Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nimfat mbi altarin e piktorit Parid Dule

Meditim mbi ciklin e nudove ..

1526361_566500353443460_1207096817_n.jpg


995583_566499940110168_1192151735_n.jpg


simfonia_e_universit.jpg


Autori: Andi Bica
Një mjedis i vogël sa intim po aq edhe social, me murale edhe në tavan, me njerëz miqësorë e ftues dhe me një gravitet tjetër në hollin me stola të drunjtë për pritësit si stacioni i trenit ku priteshin biletat në sportelin e banakut dhe shërbehet gostia me imazhe nga kuratorja bashkë dialoguese.

Në Odën e të Bukurës krijuar nga Paridi, ndjej energjinë e punëve artistike. Tek vepra “Simfonia e Universit” shoh në qendër të kompozimit sesi tre nimfat me violina performojnë mes galaktikave melodinë e tyre yjore.

Simbioza e kuratores me piktorin shquaj se mbërrin si pikëtakim vlerash me emocionine veçantë që solli ekspozimi i disa nudove të publikuara dhe disa të panjohura mëparë nga shikuesit prej autorit. Edhe atë e ka befasuar Erotikja e shprehur ndjeshëm dhe me kualitet nga autori tek Feminiliteti rrethues. Kuratorja e ekspozitës Nurjona Pinguri më zbuloi ndjesitë e saj ndaj pikturës së Paridit duke vlerësuar trajtesën e Nimfave dhe vendin e Femrës të cilën Paridi e prek jo si objekt argëtimi por si një krijesë e ndritshme.

Muzika më tregoi Nurjona gjalloi ajrin e mbrëmjes në hapje të ekspozitës me tingujt e Di Xheit të famshëm me pseudonimin Abazi i Ati i Gjolekës duke harmonizuar figurat e veprave të zgjedhura artistike nën ritmet relaksues të AC Jazz dhe zërin rrëmbyes të Paolo Contes brenda hapësirave të qendrës kulturore Tirana Express .

Raportet koloristike dhe grafike brenda kuadrit ndihen të tendosura në aksin e pikturës, ku rrinë dy muza dhe në skajin e majtë anon jo pak e shuar në dritë, muza e tretë, që ekuilibrohet disi me dritën ovale lart në krahun e kundërt. Tekstura që Paridi shpërfaq më bën ta shoh kozmosin përmes vibrimeve të së bukurës për të më bërë ende më ndjeshme natyrën valore të dritës.

Në rrafshin psikologjik tek motivi i vajzës nudo të harkuar që del nga banja dhe piklat e ujit i përkëdhelin flokët, buzët e faqet provokimi vjen, direkt dhe depërtues. Ajo më lëviz gjithçka në brendi, ashtu si shfaqet në telajo: sekrete dhe e butë, e ëmbël dhe plot gusto.

Papërsëritja si dukuri mes Nimfave të Paridit ndihet në shprehësinë se nuk ka dy dashuri njësoj. Format e nudove dhe tipologjia e portretit edhe nëse modelja mund të jetë po i njëjti personazh është krejt e ndryshme nga njëra pikturë tek tjetra.

Ndalem tek thirrja e nudos së shtrirë në përfjetje dhe që më ngjan se ndryshoka pak nga natyra idilike rrethuar me sfumatura tek bukuroshet e tjera. Qëndrimi klasik më kujton disa nudo nga mjeshtrat botëror të penelit që i shoh të mbivendosura, por origjinaliteti dhe shprehia e veçantë, bart një tingull tjetër.

Poetikja shihet tek qafa e saj që harkohet symbyllurazi anash, në format e trupit ndihet vërtetësia e femërores shoqëruar e gjitha nga delikatesa e gjestit të mbajtjes së pëlhurës si një lutje rrebele. Në sfond rrethohet nga njolla të ngrohta e të ftohta dhe në fytyrë, gjunjë dhe kraharor është e prekur lehtas me ngjyrën e blertë duke më bërë ta ndiej më të afërt. Përthyerja në penelata më ngjasoka me sistemin e fijeve të tekstilit të një pune artizanale.

Fshehja e fytyrës përgjysëm dhe plotësisht, symbyllur dhe njërin sy çelur, mbulohet me lumnajën e flokëve dhe ndiqet nga zbulesa e formave femërore në qëndrimin herë këmbë mbledhur mbi divan duke lëvizur si zambak mbi ujëra, e herë si gacë e prush mbi flakë. Ngado ta rrotullosh secilën nga këto piktura të Parid Dules ajo qëndron e balancuar.

Shprehja e feminitetit dhe ekuilibrit në ciklin e nudove në vaj mbi telajo, dekorohet nga ngjyra e tone të forta e të ndezura, të veshura nga bimë, lule dhe forma parake (rrathë, trekëndorë, kuadrate).
Paridi vjen i sinqertë, ëndrrimtar si një i dashur romantik, përzgjedhës, mbrojtës dhe vijues i disa vlerave në këtë ekspozitë që shenjon një stad tjetër në jetën e tij si krijues. Komunikon përmes imazheve me të rinjtë e çdo moshe, sepse ka kurajon të jetë vetvetja. Raportin me kozmosin në rrugëtimin e tij stilistik e shoh si kapërcim që ruan gjurmët nga kroi i bukurive femërore drejt kërkimit të brendshëm të gjenezës.

nudo_ne_tone_jeshile.jpg


shijuesit.jpg


kroi_i_muzave.jpg


zambak_uji.jpg


Biografia Artistike
Parid Dule është piktor, dekorator në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe instruktor i arteve marciale (i lindur më 1969 në Tiranë). Si kampion sporti Paridi është formues dhe promovues i talenteve dhe profesionistë të rinj ndërkombtarë. Paridi si artist pamor është vlersuar me blerjen e një pune nga ish sekretari i OKB Peres Dekuelar, kur vizitoi Tiranën në vitet ’80, gjatë një aktiviteti artistik. ثshtë realizues i disa ekspozitave personale të çelura nga viti 1979 në shumë qytete të vendit. Piktori aplikon pikturën në vaj akuarel, pastel, miks dhe vizatime.
Ekspozitat më të afërta në kohë janë:
- 2011 - Ekspozita në Muzeu Historik Kombëtar e titulluar "Katër Stinët e Vivaldit", Tiranë.
- 2013 - Ekspozita "Katër Stinët" në bashkpunim me Qendrën e Kulturës 'Koco Racin' në Kinotekën e Qytetit, Shkup, Maqedoni.
- 2014 - Ekspozita Nimfat - Nymphaea në Qendrën Kulturore Tirana Express.


Shkrimi u publikua (19.01.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com : Shqiptarja.com - E bukura mbi altar, Meditim mbi ciklin e nudove t
peshkupauje


pika_shikimi_e_re.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back