Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Nikolla Gruevski jep dorëheqje

“Ne kemi bërë mjaft kompromis, bile kemi qenë të kritikuar se shumë kemi dhënë. Ne i kemi i kemi plotësuar të gjitha kërkesat. Zgjedhjet do të duhet të mbahen më 24 prill, unë jam që të mbahen zgjedhjet”, tha Nikolla Gruevski.

Ai ka shtuar se që nesër do të jep dorëheqje sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

“Sipas Marrëveshjes kryeministri do të duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve, dhe unë dua që nesër deri të kryetari i Parlamentit, do ta dorëzoj kërkesën për dorëheqje”, shtoi Nikolla Gruevski.

Dorëhiqet kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski ka paraqitur dorëheqjen. Këto janë raportimet e mediave maqedonase, duke iu referuar burimeve jo zyrtare, sipas të cilave, kryeministri i Maqedonisë mbrëmë në orët e vona ka dhënë dorëdorëheqjen, e cila do të duhet të bëhet zyrtare të shtunën.

Informacionet vijnë pas vizitës së kryeministrit në SHBA dhe vizitës së tre euro-deputetëve në Maqedoni.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, Gruevski duhej të jepte dorëheqje më 15 janar. Deri në këto momentet nuk dihet emri i kryeministrit të përkohshëm i icili duhet të zëvendësojë Nikollla Gruevskin.

Këtë pranverë pritet të mbahen zgjedhjet e reja në Maqedoni. Marrëveshja mes palëve politike u nënshkrua pas ngjarjeve të Kumanovës dhe pasi opozita nisi publikimin e përgjimeve.

Zhvillimet në Maqedoni kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat e huaja. Prestigjiozja Frankfurter Rundschau, shkruan se qeveria e Nikola Gruevskit është ajo që nuk respekton marrëveshjet e arritura me opozitën dhe ndërmjetësimin e BE-së. Kjo vë në pikëpyetje zgjedhjet e 24 prillit dhe mund të bëhet shkak i nisjes së një konflikti civil brenda vendit.

Ndërkohë e përditshmja “Der Standard” në Vjenë shkruan se Nikolla Gruevski është kryeministri i parë që ka nënshkruar kapitullimin e tij.

Sipas kësaj gazete dorëheqja e Gruevskit duhet të sjellë një fillim të ri për Maqedoninë. Duke iu referuar vizitës që zhvilloi të hënën në Washington dhe takimin që pati me zv.presidentin amerikan, Joe Biden, “Der Standard” thotë se kryeministri Nikola Gruevski po përpiqet “të shpëtojë lëkurën”.

Në vijim të shkrimit gazeta austriake thotë se mbetet e hapur mundësia që partia nacionaliste e Gruevskit, VMRO-DPMNE përsëri do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të premten Maqedoninë pritet ta vizitojë ndërmjetësuesi kryesor Johanes Han, i cili pritet të ketë bisedime të vështira me të dyja palët.
largea_nikola-640x4481452784967.jpg
 
Titulli: Nikolla Gruevski jep dorëheqje

ri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti si duket e çoi në pension edhe një kryeminsitër maqedonas pas 3 kryeministrave të më parshëm. Ai në një emision u shpreh i bindur se Gruevski do ta lë qeverinë mes datës 10-15 janar ku sot u vulos me dorëheqjen e Gruevskit si kryeministër i Maqedonisë, njofton TetovaSot
Kryeministrat që çoi në pension Ahmeti janë Branko Crvenkovski, Hari Kostovski, Vlado Buçkovski dhe sonte shkoi edhe Nikolla Gruevski.
Ndryshe kryeministri Nikolla Gruevski tha se nesër do të dorëzojë dorëheqjen time tek kryetari i Parlamentit, Trajkvo Veljanovski përmes një shkrese./TetovaSot/
ali-ahmeti-gruevski-500-1-620x330.gif
 
Titulli: Nikolla Gruevski jep dorëheqje

20160304_152006.jpg

Nqs i takon mu ço tē fala nga un.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back