Ngrihen padi të njëpasnjëshme ndaj kompanisë Blackwater

Kresha

A pretty face can never trick me
Pretendohet se kompania kishte mashtruar qeverinë amerikane me vite.


Në SHBA vazhdojnë të ngrihen padi të njëpasnjëshme kundër kompanisë private të sigurisë fizike Blackwater, prej të cilës është kërkuar të largohet nga Iraku për faktin se ka vrarë civilë.

Pesë punonjës të kompanisë Blackwater, e cila në kohën e Bushit fitoi tenderin për mbrojtur diplomatët dhe biznesmenët amerikanë në Irak, në vitin 2007 hapën zjarr në mënyrë të papërgjegjshme, duke vrarë 17 civilë irakianë.

Afati kohor, që qeveria e Irakut u ka njohur rreth 250 punonjësve të vjetër dhe aktualë të kësaj firme për tu larguar nga vendi, do të skadojë brenda disa ditëve.

Dy ish-punonjës të kompanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapën gjyq ndaj Blackwater-it.

Në aktpadi thuhet se Blackwater tregonte dyfishin e shpenzimeve të udhëtimeve dhe përpilonte fatura false.

Ndër pretendimet e hedhura për këtë kompani që ka aktivitet edhe në Afganistan, thuhet se në këtë vend firma shpenzon para me protistituta për "përkrahje psikologjike" dhe pagesën ia faturon shtetit.../trt/
 
Back
Top