Ngjashmëria e telefonave, studentit i vijnë SMS-të e Presidentit Topi

ida angel

:)
V.I.P
Një të ri këtu në kryeqytet e ka zënë belaja me telefonin e tij. Numri i tij i telefonit është shumë i përafërt me numrin e telefonit të... Presidentit të Republikës. Numrat ndryshojnë vetëm në një shifër dhe janë pothuajse të përditshme rastet kur atij i duhet të përgjigjet në telefon, të marrë mesazhe, të cilat në fakt i drejtohen Presidentit.
Ai rrëfeu për Sh2 mesazhet në telefonin e tij dhe thirrjet nga politikanë e zyrtarë të lartë të piramidës shtetërore. I ndodh madje shpeshherë, që edhe kur u thotë që nuk është Presidenti, telefonuesi pas 1 çerek ore... gabon sërish !
Në telefonin e tij gjen mesazhe nga më të ndryshmet: mesazhe urimi për Vitin e Ri, mesazhe urimi për ditëlindje, mesazhe ku Presidentit i kërkohet të ndërhyje në dosa çështje, e shumë e shumë të tjera.
Njerëzit që dërgojnë mesazhe janë gjithashtu nga më të ndryshmit, nga njerëz të afërm, të Presidentit e deri te prefektë, kryetarë bashkish, kryetarë partish etj.

Ja dy mesazhe të dërguara në adresë të Presidentit, por që ai nuk i ka marrë kurrë.


SMS1


I nderuar z. President.
Jam prefekti i ........keni mundësi të komunikojmë?



SMS 2


Z PRESIDENT! Sipas porosive Tuaja, kam organizuar takime me Prefektin e K të qarkut e kam negociuar me grevistët për gjetjen e një zgjidhje.
Veç fondeve modeste te Bashkia, jemi duke biseduar dhe me bizneset.
Në këtë kuadër kemi nevojë për një nxitje në Qeveri, se aty ka mendim që mund t'i jepet Bashkisë një fond. Me respekt.....!


shekulli.com
 
Jane sms ''pune'' qe i drejtohen presidentit Topi,por per shkak te ngaterreses se nr te tel keto sms i kane shkuar dikujt tjeter dhe jo presidentit.
 
hahahahha!e foret do jete zvendes residenti!cun me pozite ky!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top