Ngjarjet e Bostonit dhe portretizimi në media

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një ndjenjë qetësie ra mbi pjesën tjetër të botës. Një javë e cuditëshme qetësie. Jo më luftime në Palestinë. Jo më shesh Tahrir. Morsi u harrua. Ahmedinaxhadid i ka ikur zëri. Askush nuk do t’ia dijë me për rezultatin e zgjedhjeve në Venezuelë. Konflikti sirian është heshtur. Të fshira janë rraketat koreane. Të harruar talibanët dhe Libia. I harruar është madje edhe funerali i Margaret Thatcher-it. Vëmendja e botës është drejtuar tek maratona e Bostonit. Bombat që shpërthyen atje vranë tre vetë dhe plagosën një numër të tjerësh. Gjuetia për të dyshuarit bashkoi një forcë masive policie që bllokoi gjithë qytetin ndërsa ngjarja u përcua nga cdo media ne botë. Humbje jetësh të pafajshme, sigurisht. Mos gjithë bota ra në qetësi?

Jo. Maduro, zëvendës presidenti i Chavez, fitoi zgjedhjet ne Venezuelë. BE është akoma në krizë. OKB deklaroi Sirinë si fatkeqësinë humanitare më të madhe në kujtesë me më shumë se gjysmën e popullsisë në nevojë për ndihmë. Revoltat vazhduan në Egjypt. Nën krahët e baroneshës Ashton, Kosova dhe Serbia bënë hapa drejt paqes. Thatcher-i u varros dhe “Miqtë e Sirisë”, ata që ndihmuan në shkatërrimin e saj, po mblidhen në Stamboll. Irani dhe Kina po merren me shkatërrimet e shkaktuara prej tërmeteve, ndërsa Musharaf rrezikon burgosjen në Pakistanin të cilin u kthye ta shpëtojë. ثshtë e habitshme, sidoqoftë, se si një akt terrori në SHBA konsumon gjithë botën. Madje as shpërthimi në uzinën e plehut në Texas i cili ndodhi vetëm një ditë pas shpërthimeve të Bostonit dhe i cili shkatërroi një qytet të tërë duke vrarë e plagosur shumë më tepër njerëz, në krahasim duket i largët e i parëndësishëm.

T’i japësh përgjigje ‘pse-së’ nuk është e lehtë. Njerëzit vdesin cdo ditë nga terrori. Në Afganistan dhe Irak jemi mësuar tashmë që vdekjet t’i numërojmë në dyshifrorë, pesëdhjetë këtu, gjashtëdhjetë e pesë atje. Në të njëjtën ditë me shpërthimet e maratonës së Bostonit në 15 prill, 33 persona vdiqën gjatë shpërthimeve në Irak. Vetëm pak ditë me vonë, në 19 prill, 32 të tjerë vdiqën pas një sulmi me eksplozive ndërsa qëndronin në nje kafe. Ne nuk dimë asgjë rreth këtyre bombave apo rreth viktimave të tyre. Ato janë fusnota, ndodhi të përditshme të krahasueshme me një aksident trafiku të cilat mezi meritojnë përmendje. Por të paktën nga to ne mund të mësojmë se të vdekurit janë njerëz. Sepse ka dhe më keq. Në Afganistan dhe Pakistan viktimat e bombardimeve të NATO-s as kaq nuk janë. Ata janë vetëm dëmtime anësore. Për ta ne mësojmë vetëm nëpërmjet burimeve dytësore apo fotove në internet.

Pra ka një lidhje. Politikat e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe përsëritja e tyre konstante brenda për brenda kanë një efekt mbi vetë shoqërinë. Financimi i “xhihadid” kundër Bashkimit Sovjetik krijoi bin Ladenin ndersa bllokada ndaj një popullsie të tërë në Irak për të “rrëzuar” Sadamin radikalizoi shumë të tjerë, sic bëri edhe pushtimi i atij vendi bazuar në gënjeshtra. Për shkak të ndjekjes së politikave të tilla, Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në prodhimin e armiqve të tyre. Ato financojnë ekstremistë në Libi dhe politikat luftënxitëse rajonale të monarkive jo-demokratike të Gjirit, ndërsa shprehin si qëllim sjelljen e demokracisë në Siri e më pas bëjnë si të habitur kur këta të fundit i kthehen kundër. E tani shohim edhe Obamën që falënderon Putinin për bashkëpunimin ndërsa harron të përmendë se ishte Uashingtoni i cili nxiti trazirat në Kaukaz gjatë viteve ’90. Këta armiq më pas përdoren si justifikim për të bërë propagandën e luftërave në vend, e në proces, një komunitet i tërë njerëzish kthehen në të dyshuar.

Ndërsa ngjarjet e maratonës së Bostonit zhvilloheshin, muslimanët në gjithë botën po luteshin. Nga Libia në Shqipëri, nga Anglia dhe SHBA në Pakistan, Irak dhe Siri ata po bënin dua ‘Të lutem mos ji musliman’. Ata e dinë se cfarë do të thotë për komunitetet e tyre një akt terrorist i kryer nga një musliman, madje dhe kur është akoma i dyshuar, në perëndim. Në vendet e tyre, kjo do të thotë vazhdim i gjithëpërfshirëses, kufihapurës, padallueses të ashtuquajtur “luftë ndaj terrorit”. Në Europë dhe SHBA kjo do të thotë më shumë kufizime, më shumë profilizim racor, më shumë dyshime, më shumë armiqësi dhe më shumë survejim policor. Që në fillim gazeta New York Post në mënyrë të rremë akuzoi një 17 vjecar si autorin e ngjarjeve të Bostonit i cili tashmë nuk mund të lërë shtëpinë nga frika se mos sulmohet. Sipas CAIR (Council on American-Islamic Relations) dy incidente të tjera sulmesh janë raportuar menjëherë pas shpërthimeve. Sulme të tilla të cilat rrallë e mezi përmenden në shtyp, janë në rritje të vazhdueshme e tani pritet të shtohen akoma më shumë.

Asnjë media nuk ka treguar deri tani se pati edhe muslimanë mes të dëmtuarve nga sulmi i fundit, sic fotot e marra nga zyra e një ndërtese pranë vendit të shpërthimit tregojnë. Mos prisni që një histori e tillë të tregohet në Fox News apo CNN. Mos e prisni kurrë që të shfaqet nga ekstremistë djathtistë si Glenn Beck. Këto sulme terrori që janë të frymëzuara nga mësimet e figurave fetare të financuara nga miqtë e SHBA-ve në Gjirin Persik apo që vijnë si rezultat i zhgënjimit me politikat e SHBA dhe BE apo dëshpërimit të shkaktuar nga fajësimi i vazhdueshëm nga qeveritë perëndimore dhe media janë të pafalshme. Po kështu janë dhe veprimet e qeverive prej të cilave ato rezultojnë.

Shpesh thuhet se 9/11 ndryshoi historinë e botës. Nuk e ndryshoi. E bëri këtë që është. Prandaj e gjithë vëmendja kthehet drejt Bostonit. Jo për shkak të një akti terrorist. I tmerrshëm sic është, ai është pothuaj i pakrahasueshëm me cfarë ndodh në pjesë të tjera të botës. Përqëndrimi i vëmëndjes tek ngjarjet e Bostonit është i rëndësishëm sepse implikimet e tij janë të rëndësishme. Nëse terroristi do të ishte një adoleshent i bardhë me probleme sociale për shkak të lojërave të shumta me dhunë që luan në kompjuter, bota do të merrte frymë e lehtësuar. Një fakt i tillë do të kish pasoja ndoshta për debatin mbi armët në SHBA por asnjë pasojë në politikën e jashtme. Por nëse terroristi është musliman, gjithkush duhet të fillojë të bëjë llogaritë se cilat do të jenë pasojat për familjen e tij, komunitetin, vendin.
Shkruan: Ilirjan SHEHU
 
Titulli: Ngjarjet e Bostonit dhe portretizimi në media

Ja, prsh harron autori ''vëlla'' se Uashingtoni financoi destabilizimin e ish-Jugosllavisë,destabilizim që solli shtetin e Kosovës.Tani me të drejtë shqetësuese është kur dikush që duhet të jetë të paktën mirënjohës hyn në vendin tënd për të vrarë njerëz të pa-fajshëm.Si xhandar i botës U.S.A ka edhe gurrin edhe zogun dhe mund të bëjë si i do qejfi me vendet e tjera,e keqja është që pikërisht krijimet e saj i bëjnë keq më vonë.Autori harron të theksojë që xhihadi në Afganistan u krijua për të mbrojtur këtë vend nga pushtimi rus,me një popullsi kirshtere dhe ku muslimanët e afganistanit mbase sot nuk do të egzistonin.Hyri dhe financoj luftën në Rusi për të dhënë pavarësi,çeçenëve edhe gjithë vëllezërve muslimanë.Unë personalisht mendoj që politikat amerikane janë shumë të gabuara.Kosovën duhet t'ja linte Sërbisë,Afganistanin, Rusisë edhe kështu me rradhë.Sa për fjalinë e fundit am shumë dakord me autorin.Nëse autori është musliman familja e tij,komuniteti,vendi, duhet të bëjë llogaritë,mirë madje.
 
Po Xhihadistet i financoi per bamirsi se ju vinte keq?
Ne Kosove nderhyri se ju erdh aq keq?

Beje lidhjen! Ne vitet kur financonte Bin Ladenin me shoke ne Afghanistan po u zhvillonte lufta e Ftohte dhe cdo meter qe Rusia pushtonte ishte humbje per Sh.B.A,zgjodhi nje rruge shum te zgjuar,dergoi arme ne Afghanistan dhe gjaku qe u derdh atje nuk ishte Amerikan por Afghan dhe ato qe luftonin kunder Rusve ishin te motivuar per ate luftimet qe po benin.
Kosoven do ja linte aleatit te Rusise serish?

Politika e tyre esht e gabuar per mendimin tend,esht shum fitimprurese per xhepat e tyre...
Shtetasit Amerikan jetojn ne kurriz te tjerve dhe kjo shtyn njerzit qe kuptojn te ndermarrin akte kunder tyre. Idealizmi tyre per te shtypur boten nen vete nuk me pelqen as mua... as ty besoj!
 
Po sigurisht që nuk ka te beje bamirësia,nuk ka politikë bamirëse.Por ka politikë me interes nga të dy palët e interesuara.J'u çoi armë por nuk tërhoqi këmbëzën e këtyre armëve.Bëje dhe ti lidhjen,unë nuk jam ndonjë simpati për U.S.A por mund të them lirshëm që ka ndihmuar popullsi muslimane qoftë edhe në mënyrë indirekte ose për interes të saj.
 
ti vetem nje gje sdin ta kuptosh nuk e di me qellim apo pa qellim ! e gjitha ato gjana ajo luft afgano-russe ishte per interesa te amerikes qe ata sot te jene aty ku jan ! nese amerika i ndihmonte njerit te tyre bin ladenit agjentit te tyre me arme per te luftuar kurnder rusis pas disa viteve ata njerin e tyre e shpallen "Terrorist" dhe shkuan atje ta "luftonin" edhe e "luftuan" duke vjedhur naft , ari e duke mbytur civil pra kjo ishte "ndihma" e tyre plan program qe te vie koha per kete qe po bejn tani.
 
Titulli: Ngjarjet e Bostonit dhe portretizimi në media

Po sigurisht që nuk ka te beje bamirësia,nuk ka politikë bamirëse.Por ka politikë me interes nga të dy palët e interesuara.J'u çoi armë por nuk tërhoqi këmbëzën e këtyre armëve.Bëje dhe ti lidhjen,unë nuk jam ndonjë simpati për U.S.A por mund të them lirshëm që ka ndihmuar popullsi muslimane qoftë edhe në mënyrë indirekte ose për interes të saj.

Ne aparence dhe te shfletosura per her te par na duket sikur ska interes por s'besoj qe nje Amerikan taksapagues te jet dakord qe trupat ne Afghanistan dhe çdo lufte e financuar nga taksat e tyre te behet pa 1 perfitim.
Me aq sa un kam lexuar deri me sot per Sh.B.A gjithmone kam arritur ne nje konkluzion qe ku mund ti ket interesat.
Ne menyre indirekte pastroi Ben Aliun,Gheddafin,Mubarakun... tani po i mbaron koha dhe Assadit por ka mbeshtetje te fuqishme te Rusise dhe s'po e shton dozen e luftimeve per ta pastruar dhe kete.(kjo esht politika tyre,te influencojn 1 popull ti kundervihet "Sulltanit")
Ne jemi koloni e Sh.B.A! (s'me pelqen ta shkruaj por duhet ta shkruajm qe ta marim vesh si jemi katandis)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ngjarjet e Bostonit dhe portretizimi në media

por mund të them lirshëm që ka ndihmuar popullsi muslimane qoftë edhe në mënyrë indirekte ose për interes të saj.

Si nuk u ndihmoj, cdo dite vret civil autopiloti, madje edhe vet amerikanet, pastaj kerkojne falje "GABIM CAKU". Amerika nuk ka meshire as per ushtaret e vet, sepse edhe vet si amerike, eshte me nje qeveri kukell, qe udhehiqet nga cifutet/masone. Atyre u intereson caku ta arrijne, nuk u interesojne viktimat nga cilado pale qofshin. Asnje lufte qe ka zhvilluar deri me sot, s'ka qene lufte per bamiresi, por per interesat e veta.
 
Titulli: Ngjarjet e Bostonit dhe portretizimi në media

e vetmja pergjigje ngel qe si politika ashtu edhe feja i kane duart te ndyera me gjak dhe korrupsion , e kshu tani do debatojne duhet gjetur arsye patjeter te vrasin mes njeri tjetrit , te kete mend t'ja beje Korea bam tju vine trute verdalle, se as kshu nuk eshte e drejte te vdesin njerez te pafajshem ,
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top