Ngecin bisedimet në samitin e klimës

redi-

Anëtar i Respektuar
Një ditë para përfundimit të samitit për klimën, negociatat rreth masave për mbrojtjen e klimës dhe financimin e tyre kanë ngecur. Bisedimet për një projekt-marrëveshje të drejtuar nga Presidenca daneze e Konferencës, u ndërprenë gjatë natës. Vendet në prag të industrializimit, para së gjithash Kina, kritikuan si të njëanshëm projektin i cili do të jetë baza e vendimmarrjes për 120 kryetarët e shteteve dhe qeverive që po marrin pjesë në samit. Polemika përqendrohet kryesisht në çështjet financiare dhe kufijtë e lejuar të emetimit të gazrave të dëmshëm që dy ndotësit më të mëdhenj, SHBA dhe Kina, po bllokojnë. "Unë i bëj thirrje partnerëve tanë, SHBA-së dhe Kinës, të bëjnë më shumë që kjo konferencë të përfundojë me sukses", apeloi të mërkurën Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso. Edhe kancelaria gjermane Angela Merkel paralajmëroi ndaj pasojave dramatike në rast se në samitin e klimës nuk do të arrihen rezultate. Vendet pjesëmarrëse, sipas OKB-së, duhet të zotohen që të reduktojnë ngrohjen e globit në nivelin maksimal prej 2 gradë Celcius.
 
Back
Top